Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në fillim të këtij muaji është takuar me kryekriminelin Milan Radoiçiq.
Sipas burimeve të RTK-së brenda organeve të sigurisë së Kosovës, takimi ka ndodhur gjatë vizitës që presidenti serb ka pasur në qytetin e Kragujevcit, në fillim të muajit korrik.
Sipas burimeve, në këtë takim është diskutuar për tema të ndryshme, përfshirë mbështetjen e grupit kriminal të Milanit Radoiçiqit, për protestat e mundshme, për opozitën në Serbi si dhe shkaktimin e incidenteve/sulmeve në veri të Kosovës.
Sipas këtyre burimeve për shkak të presionit ndërkombëtar, takimi është tentuar të mbahet sekret. Vuçiq dhe Radoiçiq, janë pajtuar që me raste të kritikojnë njëri-tjetrin në qarqe të caktuara, për të kamufluar bashkëpunimin e afërt që e kanë.
Thuhet se Vuçiq i ka konfirmuar Radoiçiqit fuqizimin e mbështetjes së shtetit dhe të institucioneve të Serbisë për vazhdim të aktiviteteve të tyre, ndërsa Radoiçiq ka shprehur edhe një herë besnikërinë ndaj Vuçiqit.
Përndryshe, grupi paramilitar i Milan Radoiçiqit, kohët e fundit ka përqendruar aktivitetet e veta në zonën e Novi Pazarit, ku janë shtuar lëvizjet e tyre në lokacionet e afërta si Banja e Novi Pazarit, Vuçja Llokva, Ribariqi dhe Rogozna.
Gjithnjë sipas burimeve të RTK-së brenda institucioneve të sigurisë, Milan Radoiçiq së fundmi është takuar edhe me disa eprorë të Policisë së Serbisë, me të cilët ka diskutuar “tema të sigurisë” dhe ka kërkuar mbështetjen për grupin e tij, derisa vazhdon të ketë takime të rregullta edhe me zyrtarë të BIA-s serbe.
Do theksuar se institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare të sigurisë, në vazhdimësi kanë paralajmëruar mundësinë e provokimeve dhe sulmeve të tjera nga grupi i Milan Radoiçiqit, i cili po kryen trajnime të vazhdueshme dhe po strehohet në Serbi.
Të dielën, në afërsi të Liqenit të Ujmanit, pati një sulm me mjet shpërthyes, ku u dëmtuan dy automjete që ishin të parkuara. Ky sulm, sipas burimeve të RTK-së, kishte për qëllim kërcënimin dhe frikësimin e qytetarëve që po kalonin fundjavën në këtë liqen./RTK/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës, PD kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit
Mashtrohet një banore e Manastirit nëpërmjet rrjeteve sociale, humb 10 mijë euro
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian