LAJMI I FUNDIT:

Threads do t’ju lejojë ta fshini llogarinë tuaj pa pasur nevojë ta çaktivizoni atë në Instagram

Threads do t’ju lejojë ta fshini llogarinë tuaj pa pasur nevojë ta çaktivizoni atë në Instagram

Meta po lanson një opsion ku do t’ju lejojë të fshini llogarinë tuaj në Threads pa pasur nevojë ta fshini llogarinë tuaj në Instagram.

Lajmin e bëri të ditur shefi i Instagramit, Adam Mosseri përmes një postimi në Threads, transmeton Telegrafi.

Për ta fshirë llogarinë tuaj në Threads sipas tij, duhet të shkoni tek opsioni “Settings” pas kësaj të klikoni tek opsioni “Account”, më pas do të keni opsionet “Delete” ose “Deactivate Profile”; kështu duhet të zgjidhni opsionin “Delete”.


Për momentin, veçoria ende nuk është lansuar tek përdoruesit por Meta do ta bëjë të disponueshme për të gjithë së shpejti.

Tani për tani, në platformë është vetëm opsioni “Deactivate Profile”, ku do të mund ta pezulloni llogarinë tuaj por jo edhe për ta fshirë përgjithmonë.

Qëkur u lansua platforma Threads, opsioni për ta fshirë llogarinë tuaj ka qenë duke e fshirë edhe llogarinë në Instagram, duke qenë se të dyja platformat janë të lidhura me njëra-tjetrën. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

Teknologji
Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Teknologji
Çfarë është Starlink i Elon Musk dhe si do t'ia shoh hajrin Kosova?

Çfarë është Starlink i Elon Musk dhe si do t'ia shoh hajrin Kosova?

Teknologji
Kalo në kategori