LAJMI I FUNDIT:

Thotë se vaksinave të ardhura nga Norvegjia u ka skaduar afati, Haxhiu: Dikush nga Qeveria duhet të përgjigjet

Thotë se vaksinave të ardhura nga Norvegjia u ka skaduar afati, Haxhiu: Dikush nga Qeveria duhet të përgjigjet

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se dikush nga Qeveria e Kosovës duhet të përgjigjet për donacionin e vaksinave AstraZeneca, të pranuara sot nga Norvegjia, sepse, sipas tij, aty ka doza me afat të skaduar.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se “sa prej këtyre vaksinave AstraZeneca të pranuara donacion nga Norvegjia ju ka skaduar afati i përdorimit me datë 30 qershor 2021  dhe sa prej tyre iu skadon me 30 korrik 2021”.

“Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve tonë MSH duhet të respektoj ligjin dhe afatet e përdorimt të vaksinave të blera dhe të pranuara donacion”, ka shkruar Haxhiu.


A më tej thotë se “Norvegjia dhe Danimarka janë dy vende që muaj më parë kanë larguar nga përdorimi vaksinat AstraZeneca”.

“Kur Norvegjia muaj më parë largoi nga përdorimi vaksinat Astra Zeneca në depo kishte 180,600 doza. Prej këtyre vaksinave 52,800 doza afatin e skadimit e kanë pasur me datë 30 qershor 2021, ndërsa pjesa tjetër afatin e skadimit e kanë me 30 korrik 2021”.

Ai thotë se “sipas OBSH aprovimi i vaksinave  kundër COVID-19 me procedurë emergjente, përfshirë edhe vaksinën AstraZeneca, nga rregullatorët e barnave u dha me 6 muaj aftat të skadimit në dispozicion”.

“Pasi Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka  pranuar  donacionin e vaksinave AstraZeneca që Norvegjia e ka larguar nga përdorimi për qytetarët e saj, i ftoj qytetarët e Kosovës që para se të marrin vaksinat të shikojnë datën e prodhimit të vaksinave duke llogaritur se afati i përdorimit për vaksinat anti-COVID-19 është 6 muaj”.

“Qytetarët duhet vet të kujdesen për mbrojtje të shëndetit dhe jetës së tyre nga COVID-19, pasi MSH ka dështuar”, ka shkruar Haxhiu.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën, më 3 korrik, se ka pranuar 182,900 doza të vaksinës AstraZeneca, që janë donacion nga Norvegjia.

“Kontingjenti i vaksinave nga Norvegjia kanë mbërritur në Kosovë përmes transportit të organizuar nga institucionet e Bashkimit Evropian. Kjo mbështetje nga Qeveria norvegjeze, populli norvegjez dhe institucionet e BE-së kanë një rëndësi të madhe për ne, për të cilën shprehim mirënjohjen tonë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për vaksinim, pasi po rritet sasia e vaksinave anti-COVID. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori