Një person është therur me thikë ditën e enjte në Klinë.

Siç njofton policia, viktima  është therur me thikë nga një mashkull dhe një femër.


"Klinë / 14.07.2025 – 21:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga një mashkull dhe një femër. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa një mashkull dhe një femër janë intervistuar si të dyshuar lidhur me rastin", ka njoftuar policia.

Rasti po hetohet nga njësiti i hetuesisë. /Telegrafi/