• Pak mosdurim dhe prishen plane të mëdha. • E folura nuk e gatuan orizin. • Një buzëqeshje të fal 10 vite jetë. • Mos ki frikë të rritesh ngadalë, ki frikë kur s’po rritesh fare. • Ai që pyet bëhet budalla për pësë minuta, ai që s’pyet mbetet i tillë tërë jetën. • Një mendje e mbyllur është si nji libër i mbyllur, një copë druri. • Gjilpëra nuk ka maje në të dyja anët. • Një rënie të bën më të mençur. • Më mashtro një herë, të të vijë turp. Më mashtron për herë të dytë, të më vijë turp. • Mësuesi hap derën. Ti hyn me këmbët tuaja. •. Jepi një njeriu një peshk dhe e ushqen për një ditë. Mësoji atij të peshkojë dhe e ushqen për gjithë jetën. • Nëse do të njohësh udhën para teje, pyet ato që po kthehen. • Përvoja është një krehër që natyra na jep kur jemi qerosë. • Një njeri i mençur bën zgjedhjet e tij, një injorant ndjek opinionin publik. • Nëse je i durueshëm në momentin e nervave, do t’u ikësh qindra ditëve të mërzitura. • Të shohësh diçka një herë, është më mirë se ta tregojnë 100 herë. • Një person që thotë që nuk realizohet, s’duhet ta pengojë atë që po e realizon. • Më thuaj dhe do ta harroj. Më trego dhe mbase e mbaj mend, më përfshij dhe e kuptoj. • Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën. • Ka shumë rrugë të ndryshme deri në majen e malit, por pamje nga atje lart është e njëjtë. • Kur dikush ndan me ju një gjë të çmuar keni detyrimin moral që ta ndani edhe ju me të tjerë. • Lehtë është të sundosh mbretërinë, vështirë është te sundosh familjen. • Merru me fajet e të tjerëve, po aq butësisht sa edhe me të tuat. • Plaga që shkaktohet nga miku, asnjëherë nuk shërohet. • Të të mos vijë keq nëse nuk të njohin njerëzit, por përkundrazi – që nuk i njeh ti ata. • Asnjëherë njeriut nuk i nevojitet më shumë mençuri, sesa atëherë kur ka punë me mendjelehtët. • Mos u kacafyt me derrin, se, edhe po fitove, pis do bëhesh; kjo e gëzon derrin. /Konica/