LAJMI I FUNDIT:

Themelohet Fintech Kosova, pioniere në revolucionin e teknologjisë financiare në Kosovë

Themelohet Fintech Kosova, pioniere në revolucionin e teknologjisë financiare në Kosovë

Me iniciativë të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) dhe kompanive Numarics, OneFor, Paysera dhe Swinto është themeluar sot Fintech Kosova (FIKS), me kryesues të parë Kristian Kabashi nga Numarics.

Drejtoresha ekzekutive e OEGJK-KDWV, Nora Hasani tha se FIKS do të funksionojë brenda OEGJK dhe është themeluar për të udhëhequr revolucionin e teknologjisë financiare në Kosovë.

Nora Hasani, drejtoreshë ekzekutive e OEGJK-KDWV /Foto: Ridvan Slivova/

“Oda Ekonomike Gjermane Kosovare e luan një rol shumë të rëndësishëm në avokim karshi politikëbërësve, karshi ligjvënësve. Ne tanimë i kemi gjashtë klasterë të ndryshëm në kuadër të Odës, për të përfaqësuar 200 kompanitë tona anëtare, për të dhënë një kontribut për të përmirësuar kornizën e të bërit biznes në Kosovë. Duke qenë se i kemi të gjitha kompanitë e Fintech-ut kemi dashtë që këtyre kompanive t’ua japim një zë të veçantë, një zë më të fuqishëm, edhe kështu që është themelu sot Fintech Kosova”, ka thënë Hasani.


“Përmes Fintech Kosovës do të jemi zëri që ka me i amplifiku të gjitha ato kërkesa që i kanë këto kompani karshi Bankës Qendrore, karshi Qeverisë po edhe karshi bankave tjera, për shkak se duhet që të jepet një rëndësi e veçantë të sektorit që është në rritje”, tha ndër të tjera Hasani. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Kalo në kategori