LAJMI I FUNDIT:

Themelimi i Odës Ekonomike Kosovaro-Japoneze, Yamanaka: Presim rritje të zhvillimit të biznesit mes dy vendeve tona

I ngarkuari për punë i Ambasadës së Japonisë në vendin tonë, Keisuke Yamanaka duke folur për marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve, ka thënë se bizneset dhe vet Kosova ende duhet ta prezantojë vetën te populli japonez.

Yamanaka një intervistë për Telegrafin me redaktorin e ekonomisë Albert Spahiu, theksoi se investimet japoneze në vendin tonë janë të shumta.

“Një prej bashkëpunimeve afatgjate është sektori i Menaxhimit të Mbeturinave dhe deri më tani kemi dhuruar më shumë se 66 kamionë për bartjen e mbeturinave në Prishtinë dhe komuna të tjera përfshirë Prizrenin, Ferizajn dhe vende tjera, natyrisht duke punuar në ngritjen e kapaciteteve dhe asistencë teknike”, thekson Yamanaka.


Ai tregon që janë duke punuar me komunat dhe organizatat jo-qeveritare dhe se deri më tani janë realizuar rreth 60 projekte.

“Si Ambasadë po punojmë me komunat, por edhe me organizatat jo-qeveritare me projekte të vogla, atë që ne e quajmë Skema e Granteve të Vogla, si në arsim, në zhvillimin gjinor, bujqësi, zhvillim social, kamionë zjarrfikës dhe deri më tani kemi realizuar 58 projekte”, tregon ai.

Po ashtu, Yamanaka ka folur edhe për misionin e Oda Ekonomike Kosovaro-Japoneze, e funksionalizuar javë më parë.

“Kjo Odë është regjistruar zyrtarisht në vitin 2021, por në kohën e COVID-19 ishte aktive, kështu që disa javë më parë anëtarët e Odës nisën zyrtarisht aktivitetin e tyre. Edhe ne kemi marrë pjesë në këtë takim, prandaj kemi pritur që kjo Odë të jetë partneri ynë kryesor dhe të zhvillojë tranzicionin ekonomik ndërmjet vendeve tona, e kam fjalën për sektorin privat”, shpjegon Yamanaka.

I ngarkuari për punë i Japonisë në Kosovë, pret se me anë të kësaj ode të rritet bashkëpunimi biznisor hap pas hapi ndërmjet dy vendeve.

“Kosova është ende një vend i ri, nuk mund të them se Kosova është e njohur mjaftë në Japoni dhe Kosova ende duhet ta prezantojë vendin te populli japonez, biznesi japonez dhe ndoshta në sektorin e turizmit”, pret ai.

“Nëse kjo Odë do të vazhdojë të bashkojë afaristët, pres që ne mund të zhvillojmë bashkëpunimin hap pas hapi”, shton i ngarkuari për punë i Japonisë në vendin tonë.

Në këtë intervistë, Yamanaka gjithashtu ka folur edhe për fushat dhe sektorët e mundshëm për bashkëpunim dhe pjesëmarrjen e Kosovës në Expo 2025 në Osaka në 15 vjetorin e marrëdhënies diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

Intervista e plotë

Japonia ka një traditë të gjatë të bashkëpunimit diplomatik me Kosovën, gjithashtu është njëri nga vendet kryesore që ka kontribuar në rimëkëmbjen e vendit tonë, të dalë nga lufta. Si qëndron aktualisht bashkëpunimi i diplomacisë ekonomike ndërmjet dy vendeve?

Japonia e ka njohur Kosovën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, pastaj vitin e ardhshëm më 2009 vendosëm marrëdhënie diplomatike dhe që nga kjo kohë, ne vazhdimisht e mbështesim shtet-ndërtimin e Kosovës.

Një nga shtyllat e mia në diplomaci është bashkëpunimi ekonomik dhe ne kemi qenë në krah të Kosovës në shumë fusha. Një prej bashkëpunimeve afatgjate është sektori i Menaxhimit të Mbeturinave dhe deri më tani kemi dhuruar më shumë se 66 kamionë për bartjen e mbeturinave në Prishtinë dhe komuna të tjera përfshirë Prizrenin, Ferizajn dhe vende tjera, natyrisht duke punuar në ngritjen e kapaciteteve dhe asistencë teknike.

Ky projekt ishte shumë i jashtëzakonshëm, gjithashtu ne punuam në sektorin e Shëndetësisë, veçanërisht në kohën e pandemisë COVID-19 duke dhuruar pajisje medicinale të teknologjisë së lartë, 675 shtretër.

Si Ambasadë po punojmë me komunat, por edhe me organizatat jo-qeveritare me projekte të vogla, atë që ne e quajmë Skema e Granteve të Vogla, si në arsim, në zhvillimin gjinor, bujqësi, zhvillim social, kamionë zjarrfikës dhe deri më tani kemi realizuar 58 projekte.

Transmetuesi kombëtar RTK është gjithashtu partneri ynë, për shumë vite ne po e mbështesim RTK-në për ngritjen e kapaciteteve dhe jemi duke vazhduar. Kemi një shembull shumë të mirë, në vitin 2014 ne i kemi dhuruar instrumente muzikore Filarmonisë së Kosovës dhe ata ende po i përdorin këto instrumente.

Dy javë më parë është themeluar Oda Ekonomike Kosovaro-Japoneze, cili do të jetë funksioni kryesor i Odës?

Kjo Odë është regjistruar zyrtarisht në vitin 2021, por në kohën e COVID-19 ishte aktive, kështu që disa javë më parë anëtarët e Odës nisën zyrtarisht aktivitetin e tyre. Edhe ne kemi marrë pjesë në këtë takim, prandaj kemi pritur që kjo Odë të jetë partneri ynë kryesor dhe të zhvillojë tranzicionin ekonomik ndërmjet vendeve tona, e kam fjalën për sektorin privat.

Deri më tani, investimet japoneze janë kaq të shumta. Unë e njoh një shembull të suksesshëm në veri të Kosovës për prodhimin e kërpudhave me origjinë japoneze. Kjo fabrikë po i eksporton ato kërpudha në tregjet evropiane dhe është një projekt shumë i suksesshëm.

Japonia për shumë vite është prezentë në Kosovë, çfarë duhet bërë që të rritet interesimi i bizneseve japoneze për të ardhur në Kosovë?

Kosova është ende një vend i ri, nuk mund të them se Kosova është e njohur mjaftë në Japoni dhe Kosova ende duhet ta prezantojë vendin te populli japonez, biznesi japonez dhe ndoshta në sektorin e turizmit.

Nëse kjo Odë do të vazhdojë të bashkojë afaristët, pres që ne mund të zhvillojmë bashkëpunimin hap pas hapi.

I ngarkuari për punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka gjatë intervistës në Telegrafi

Ju e përmendet turizmin, por cilët sektorë i shihni se kanë potencial për të tërhequr investimet dhe bashkëpunimin nga Japonia?

Në këtë moment nuk mund të them se cili sektor, ngase mund të pyes zyrtarisht Qeverinë tonë për sektorët e mundshëm dhe të më tregojnë për sektorin e Përpunimit të Metaleve, ndoshta kjo është një histori e suksesi dhe sektori më i zhvilluar në Kosovë është ai Teknologjisë Informative.

Ndoshta sektori i TI-së është fusha e ardhshme e bashkëpunimit, por nuk e di, do të vendosin njerëzit që merren me biznes dhe ne do të vazhdojmë t’i mbështesim, nga Qeveria dhe Ambasada jonë, për të krijuar një mjedis të mirë.

Vitin e ardhshëm është 15 vjetori i marrëdhënies diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, dhe bizneset kosovare janë regjistruar për të marrë pjesë në Expo 2025 në Osaka. Kjo është hera e parë dhe a do të ketë ngjarje të tjera të tilla?

Kosova për herë të parë merr pjesë në këtë ngjarje në Japoni. Kjo është mirë që Kosova të prezantojë vendin para popullit dhe biznesit japonez. Shpresojmë ta vizitojmë këtë ekspozitë dhe ta prezantojmë Kosovën në Japoni.

Pyetja e fundit është shumë më personale. A ju pëlqen Kosova dhe natyra e saj dhe a do t’u rekomandonit qytetarëve japonezë që ta konsiderojnë vendin tonë si destinacion turistik?

Jam i lumtur që jetoj në Kosovë. Unë kam qenë në disa vende më parë, të rrezikshme për t’u vizituar, por këtu, natyrisht në veri kemi qenë dëshmitarë të incidenteve, por Prishtina dhe qytetet e tjera janë të sigurta. Këtë verë po pres që disa nga miqtë e mi të vijnë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Kalo në kategori