Sipas analistëve ushtarakë, raportet se SHBA blenë 81 aeroplanë luftarakë të epokës sovjetike nga Kazakistani, ka të ngjarë të jenë të rreme.
Të dielën, Kyiv Post raportoi se Kazakistani kishte nxjerrë në ankand 117 aeroplanë luftarakë dhe bombardues të epokës sovjetike për një tarifë të raportuar në vlerë prej rreth 2.26 milionë dollarë, nga të cilat 81 ishin blerë nga SHBA.
Gazeta citoi raporte nga kanali ukrainas Telegram Insider UA dhe faqja ruse e lajmeve Reporter.
Kyiv Post tha se arsyeja e blerjes nga SHBA nuk u bë publike, por se aeroplanët “ka gjasa” të transferohen në Ukrainë, e cila po lufton kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.
Por Kazspetsexport, importuesi dhe eksportuesi i armëve në pronësi të Kazakistanit, mohoi shitjen e aeroplanëve ushtarakë në Ukrainë në një deklaratë të mëvonshme, duke thënë se kompanitë e huaja nuk lejoheshin të bënin ofertë.
Dhe sipas Francisco Olmos, një studiues në Qendrën e Politikës së Jashtme i specializuar në Çështjet e Azisë Qendrore, është “shumë” e vështirë të përcaktohet nëse shitja ka ndodhur me të vërtetë.
Por ai tha se mohimi i Kazspetsexport “i jep peshë faktit që një blerje e tillë nga SHBA nuk u bë”.
Ai tha gjithashtu se nuk e sheh pse Kazakistani do të sigurojë në mënyrë indirekte pjesë rezervë për aeroplanët ukrainas.
Duke pasur parasysh mbështetjen e Ukrainës në armët e epokës sovjetike, Kyiv Post kishte theksuar se aeroplanët mund të shërbenin ose si burim i pjesëve rezervë ose të vendoseshi strategjikisht si karrem në fusha ajrore.
“Astana ka mbajtur një qëndrim të ekuilibruar gjatë konfliktit dhe kjo do ta ndryshonte ndjeshëm atë”, thekson Olmos. “Të mos harrojmë se Rusia dhe Kazakistani vazhdojnë të kenë lidhje të ngushta, politikisht dhe ekonomikisht”.
Ndërsa Alexander Libman, një profesor i politikës ruse dhe të Evropës Lindore në “Free University of Berlin”, tha se ai do të dyshonte “seriozisht” nëse një marrëveshje e tillë mund të ndodhte.
“Kazakistani ishte jashtëzakonisht i kujdesshëm për të mos krijuar tensione si me Rusinë ashtu edhe me vendet perëndimore, dhe furnizimi me armë në Ukrainë do të ishte një shkelje e qartë e kësaj strategjie”, ka thënë ai për Business Insider.
Ndërkohë që Pentagoni nuk pranoi të komentojë, Ambasada e Kazakistanit në SHBA i tha BI-së në një deklaratë se Kazakistani nuk eksporton ose shet armë dhe pajisje ushtarake në asnjë vend, përfshirë SHBA-në, nën një moratorium në fuqi që nga gushti 2022. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Anija kozmike private prek Hënën – imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

“Ne kemi një plan B, C, D”, thotë presidentja e Meksikës – nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

“Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta” – si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës