LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon kryeministrin rus, i kërkon vendosjen e komunikimit midis dy vendeve

Thaçi takon kryeministrin rus, i kërkon vendosjen e komunikimit midis dy vendeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të presidentit turk Erdogan, ka takuar sot në Ankara të Turqisë kryeministrin rus Dmitry Medvedev, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nga kryeministri Medvedev ka kërkuar që të vendoset një komunikim fillestar midis dy vendeve.

Postimi i Thaçit:


“Në kuadër të ceremonisë së Inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, zhvillova një takim të shkurtër me Kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dmitry Medvedev.

Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon.

Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona.

Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjell paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori