Thaçi reagon pas tërmetit në Zubin Potok: Shërbimet e sigurisë e urgjencës janë në gatishmëri në gjithë territorin e Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas tërmetit që goditi pjesën veriore të Kosovës, saktësisht Zubin Potokun.
Thaçi ka thënë se ka kontaktuar me shërbimet e sigurisë dhe urgjencës, dhe se nuk raportohet për dëme të mëdha apo viktime.
Megjithatë Presidenti tha se ka shumë rëndësi që institucionet përgjegjëse të jenë përherë të gatshëm në situate të tilla.
“Kam kontaktuar me shërbimet e sigurisë dhe urgjencës sot, pasi pati lëkundje të tokës në veri të Kosovës. Nuk raportohet për dëme të mëdha apo për viktima, por është shumë me rëndësi që shërbimet tona të mbesin në gjendje gatishmërie përherë në gjithë territorin e Republikës”, shkruan Thaçi.
Tërmeti që goditi Kosovën, ndodhi rreth orës 17:30 dhe ishte me magnitudë 3.8 shkallë të Rihterit.
Nga
Telegrafi
15/01/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































