LAJMI I FUNDIT:

Thaçi për letrën e Kurtit drejtuar Mike Pence: Le t’i shkruan kujtdo, SHBA-të e njohin realitetin në Kosovë shumë mirë

Thaçi për letrën e Kurtit drejtuar Mike Pence: Le t’i shkruan kujtdo, SHBA-të e njohin realitetin në Kosovë shumë mirë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka folur për Samitin e Zagrebit që u zhvillua dje.

Thaçi tha se Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran.

I pyetur rreth letrës së kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka shkruar zëvendës presidentit amerikan Mike Pence, presidenti Thaçi u shpreh se Amerika e njeh realitetin në Kosovë shumë mirë.


Kurti i dërgon letër zëvendëspresidentit amerikan: Thaçi ka plane për shkëmbim territoresh dhe SHBA nuk është në dijeni
Lexo po ashtu Kurti i dërgon letër zëvendëspresidentit amerikan: Thaçi ka plane për shkëmbim territoresh dhe SHBA nuk është në dijeni

“Sa i përket letrave që theksuat unë nuk jam duke lexuar nuk i kam pasur nëpër duart e mia është e lirë që t’i shkruaj kujtdo çka do nuk e kam ndermen të merrem me këto letra, SHBA e njohin realitetin në Kosovë shumë mirë, dhe të gjithë të tjerët”, u shpreh Thaçi.

Duke folur për dialogun me Serbinë, dhe deklaratën e Përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, Thaçi tha se Kosova është vend i pavarur dhe sovran e se dialogu duhet të vazhdoj në mes të dy vendeve të pavarura.

“Kosova është vend i pavarur dhe sovran, i njohur nga shumica e vendeve të BE’së dialogu duhet të vazhdojë në mes të dy vendeve të pavarura, këto realitete nuk mund t’i ndryshoj askush, nuk jam këtu t’i komentoj deklarimet e këtij apo atij zyrtari, por të përfaqësoj vizionin e politikës dhe institucioneve kosovare, të vendit të pavarur dhe sovran duke respektuar integritetin territorial të saj”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori