LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Nuk jam intervistuar nga Specialja

Thaçi: Nuk jam intervistuar nga Specialja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka mbajtur një konferencë për medie, ku për më shumë se një orë ka raportuar për takimet që i ka pasur gjatë kësaj vizite në SHBA.

Thaçi u përgjigj edhe në pyetjet e shumta të gazetarëve të pranishëm në konferencë, të cilët nuk e kursyen as nga pyetjet për intervistim nga Gjykata Speciale.

Thaçi e mohoi të jetë intervistuar nga Gjykata Speciale qoftë në Prishtinë apo diku tjetër.


“As nuk jam intervistuar, as në Prishtinë e as në Prishtinë”, është shprehur Thaçi, raporton Telegrafi.

Presidenti tha se roli i tij në dialogun me Serbinë do të jetë ai që ka qenë deri më tani, duke u zotuar se do të ketë një koordinim ndër institucional.

“Roli im do të jetë ai që ka qenë si president i vendit, rol me mandat të plotë Kushtetues dhe Ligjor. Do jetë një koordinim ndër institucional dhe unitet ndër-partiak por edhe prej liderëve të Kosovës”, tha Thaçi, shtuar se do të punojnë bashkërisht me secilin i cili ka përgjegjësi, duke theksuar se nuk janë në garë me njëri tjetrin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori