LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në Samitin e Zagrebit: E dhimbshme që ende jemi pa vendim për liberalizimin e vizave, përkundër që i kemi përmbushur të gjitha kriteret

Thaçi në Samitin e Zagrebit: E dhimbshme që ende jemi pa vendim për liberalizimin e vizave, përkundër që i kemi përmbushur të gjitha kriteret

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Samitin e Zagrebit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, me temë perspektivën evropiane për rajonin dhe sfidat e shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Thaçi në adresimin e tij online ka përsëritur nevojën urgjente që BE-ja të marrë vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai ka theksuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.


“Para 20 vitesh në Samitin e Zagrebit iu ofrua perspektiva evropiane Kosovës dhe Ballkanit. Është e dhimbshme që sot të dëgjojmë përkushtimin e njëjtë, por pa vendim për liberalizimin e vizave, e madje pa statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, përkundër që i kemi përmbushur të gjitha kriteret”, ka thënë Thaçi.

Thaçi: Në Samitin e Zagrebit do të theksoj nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës
Lexo po ashtu Thaçi: Në Samitin e Zagrebit do të theksoj nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Kreu i shtetit u ka bërë thirrje BE-së dhe shteteve anëtare që të tregojnë lidership dhe vullnet për ta afruar Kosovën me BE-në.

“BE-ja dhe shtetet e saj anëtare kanë fuqi që ta ndryshojnë këtë trend negativ. I bëjmë thirrje BE-së dhe shteteve anëtare të tregojnë lidership dhe vullnet për ta afruar Kosovën me BE-në”, ka thënë presidenti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera

KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera

Lajme
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Politikë
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

Lajme
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

Politikë
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Lajme
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Lajme
Kalo në kategori