Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mbështetur protestën e sotme të qytetarëve lidhru me ndotjen e ajrit.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se shqetësimet e qytetarëve të Kosovës për cilësin e ajrit janë reale dhe duhet të adresohen sa më shpejt.


Postimi i plotë:Shqetësimet e qytetarëve të Kosovës për cilësinë e ajrit janë reale dhe duhet të adresohen sa më shpejt. Institucionet përgjegjëse duhet të koordinohen dhe marrin masa afatshkurtra si dhe afatgjata për eliminimin e shkaktarëve të ndotjes së ajrit. Prandaj, mbështes protestën e sotme të qytetarëve për një ambient dhe ajër më të pastër në kryeqytet dhe në mbarë Kosovën. HTH