Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se dëshiron të ndërtojë marrëdhënie me Izraelin, sipas një interviste me Ynet.
Izraeli deri më tani është përmbajtur nga njohja e Kosovës nga frika se do të krijonte precedent të padëshirueshëm në raport me konfliktin Izrael – Palestinë.
Dy vendet, megjithatë, kanë zhvilluar marrëdhënie të afërta viteve të fundit, shkruan Ynet.
“Jam i interesuar të punoj në zhvillimin e raporteve tona me Izraelin, në promovimin e marrëdhënieve në mes të qytetarëve të të dy vendeve, derisa Izraeli të ndjej se ndjehet komod që të na njohë”, ka thënë Thaçi për Ynet, transmeton Koha.net.
“Të gjithë aleatët e Izraelit e kanë njohur Kosovën”, ka vazhduar Thaçi. “Si rrjedhojë, është ironike që as Izraeli e as Autoriteti Palestinez nuk e njeh pavarësinë tonë. Palestina madje ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”.
“Jam i përgatitur të ndihmoj në zgjidhjen e paragjykimeve për rastin në fjalë dhe të punoj me lidershipin e Izraelit në mënyrë që t’i zhvillojmë edhe më tutje marrëdhëniet tona miqësore”, ka thënë Thaçi.
“Si ministër i jashtëm, kam iniciuar themelimin e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Izrael. Shpresoj të jem presidenti i parë që do ta vizitoj Izraelin për ta inauguruar zyrtarisht këtë zyrë”, ka shtuar ai.
Thaçi ka thënë gjithashtu se e ka vizituar edhe më parë Izraelin, në kohën kur regjimi serb ka qenë ende në pushtet në Kosovë.
“Shpresoj ta vizitoj Izraelin përsëri. Kosova ka lidhje të vjetra dhe historike me Izraelin dhe me hebrenjtë në mbarë botën. Në vitin 2003 kam inauguruar një statujë në Prishtinë në kujtim të të gjithë hebrenjve kosovarë që janë vrarë në Hollokaust”, ka theksuar Thaçi për Ynet, transmeton Koha.net.
Ynet në fund thekson se shqiptarët kanë shpëtuar qindra hebre nga nazistët në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore, përfshi edhe ata që kanë hyrë në kufijtë e Kosovës për t’u strehuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rrahje në një lokal në Gjakovë, përdoret edhe thika – arrestohen gjashtë persona

Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?

Kurti për vrasjet në Kosovë: Kemi gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë bazohen në “qehret” e palëve

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler