LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Të ardhurat në buxhet janë rritur për 6.6 përqind, nuk duhet të ketë frikë për pensionet

Tevdovski: Të ardhurat në buxhet janë rritur për 6.6 përqind, nuk duhet të ketë frikë për pensionet

“Buxheti është likuid dhe të gjitha pagesat bëhen me kohë, ndërsa të ardhurat në buxhet për pesë muajt e parë janë rritur për 6.6 përqind”, deklaroi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Ai tha se nuk duhet të ketë frikë për rrogat dhe pensionet dhe se gjithçka do të paguhet në kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Buxheti i ynë është likuid. Ne arritëm ta stabilizojmë tërësisht gjendjen financiare. Do të thotë paguajmë me kohë, shumë më mirë se periudhën paraprake. Nuk duhet askush të druajë, të gjitha rrogat dhe pensionet dhe gjithçka tjetër që vijnë nga buxheti në kohën më të shpejtë paguhen. Nuk do të dëshiroja të komentoj matematika zbavitëse nga opozita, pasi vetëm në pesë muajt e parë të vitit rritja e të ardhurave të përgjithshme buxhetore është 6,6 për qind më i madh në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar”, tha Tevdovski në pyetjen e gazetarëve për akuzat e OBRM-PDUKM-së se DAP ka grumbulluar për tetë për qind më pak mjete nga tatimet.


Tevdovski së bashku me guvarnatoren e Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezhovska, sot ka mbajtur takim me gazetarët me rastin e mbledhjes së ardhshme të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, e cila këtë fundjavë do të mbahet në Shkup./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori