LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Pritet rritje e madhe e investimeve të huaja me hyrjen në NATO

Tevdovski: Pritet rritje e madhe e investimeve të huaja me hyrjen në NATO

Në një deklarim për MIA, ministri për financa Dragan Tevdoski tha se përvojat nga vendet tjera tregojnë rritje të madhe të investimeve direkte të huaja pas anëtarësimit në NATO. Nëse merret parasysh mesatarja nga pesë vitet para dhe pas anëtarësimit të fqinjëve si Bullgaria dhe Shqipëria, shihet rritje e vazhdueshme të investimeve të huaja.

“Në Bullgari, investimet e huaja direkte, analizuar 5 vite pas hyrjes në NATO, janë përafërsisht 3 herë më shumë, respektivisht 7% të 19.8 BPV-së. Në Shqipëri janë dyshuar investimet e huaja, ose nga 5% në 9 të Bruto Produktit vendor edhe atë në kohën e krizës botërore. Domethënë, efektet mund të jenë më të mëdha. Në Rumuni, gjithashtu ka pasur rritje prej 2.8% nga BPV-ja, pas anëtarësimit në NATO, në Çeki prej 3.2%, në Estoni prej 7.5%. Kjo është burim i kapitalit të freskët, që krijon fabrika të reja, kapacitete të reja prodhuese, punësime të reja, prodhime të reja, sjell know-jow”, thotë Tevdovski.

Siç thekson për stabilitetin dhe statusin ndërkombëtarë që i sjell anëtarësimi në NATO, ndikojnë në vendimet e investimeve, si në ivnestitorët e brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Në vendet e reja anëtare shihet zmadhim i nivelit të përgjithshëm t investimeve. Kështu që, në vendet që u anëtarësuan në NATO nga viti 2004, bruto produkti vendor është zmadhuar për 25% në periudhën pesë vjeçare pas anëtarësimit në NATO.


“Biznesi te ne kërkonte anëtarësim në NATO dhe kjo është e logjikshme. Vendi do të ketë status më të mirë ndërkombëtar, do të jetë në shoqëri me vendet më të zhvilluara. për bizneset do të jetë shumë lehtë të hyjnë, të vendosin lidhje dhe të gjurmojnë pas NATO-s. Në vendet që u anëtarësuan në NATO në vitin 2004, është vërejtur rritje të eksportit për 6.8 përqind kurse në periudhën pas anëtarësimit në NATO është rritur për 11.8 përqind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori