LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Nuk ka nevojë për marrëveshje me FMN-në, kufiri i moshës për pension nuk do të rritet

Tevdovski: Nuk ka nevojë për marrëveshje me FMN-në, kufiri i moshës për pension nuk do të rritet

Maqedonia për momentin nuk ka nevojë për Marrëveshjen “Stand by” me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Me FMN-në është dakorduar thellim i bashkëpunimit para së gjithash në nivel teknik përmes misioneve teknike.

Këtë e kumtoi sot ministri i Financave, Dragan Тevdovski, i cili tha se rreth masave që i ka propozuar FMN-ja, ekipi i të cilit në dy javët e fundit ishte në Maqedoni, konkludimi është se Qeveria do t’i përmbahet programit për punën dhe se këto janë kornizat në të cilat do të lëvizë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me FMN-në kemi bashkëpunim jashtëzakonisht pozitiv. Ekipet tona kanë punuar me ekipet e FMN-së më shumë se dy javë dhe kemi dakorduar thellimin e bashkëpunimit para së gjithash në nivel teknik”, deklaroi ministri, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë prezantimit të sotëm të Programit për menaxhim me financat publike dhe fillimin e procesit për diskutime publike dhe konsultime me palët e cenueshme.


Në lidhje me rekomandimin për rritjen e kufirit të moshës për pensionim, potencoi se Qeveria absolutisht nuk mendon për rritjen e moshës së pensionimit, por shtoi se konsiderojnë se ka hapësirë që të zbatohen një pjesë e rekomandimeve të tyre, ndërsa mes tyre edhe ajo për rritjen e efikasitetit në shpenzimet publike.

Theksoi se është evidente se Drejtoria për të Ardhura Publike duhet ta forcojë kapacitetin e saj dhe se ka hapësirë të madhe për ngritjen e pagesës së tatimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori