Tetovë, postierët përballen me probleme, qytetarët të revoltuar nga pritjet në sportele

Mungesë kuadri, uniformash për postierët, madje edhe të zarfeve për të kryer shërbime klientëve. Në këtë gjendje, që prej vitesh po funksionon posta e Tetovës. Për herë të fundit, postierët me uniforma janë pajisur në vitin 2008, ndërsa shtëpi më shtëpi shkojnë me veshje civile, gjë që është edhe në kundërshtim me ligjin. Udhëheqja e Tetovës thotë se posta ka vështirësi të mëdha në funksionim. Banorët ankohen për numrin e ulët të punonjësve nëpër sportele.
“pushteti duhet të kërkoj zgjidhje që të na vijnë letrat në shtëpi siç janë dokumentacioni e letrat e fëmijëve që kemi larg kufirit. Por gjithë ky nam objekti është tepër gabim se s`ka askush brenda. Se di a kanë ndonjë vizion këta të ndryshojnë e të ecin me kohën”, u shpreh një banor tjetër.
Mirëdita a pritët gjatë për të paguar faturat?
“Të të them të drejtën do iki te posta tjetër atje te policia, shumë rend ka këtu. Duhet patjetër të reformohet kjo, por s`ka shanse sa e shoh. Ky sistem kështu do e çoj. As letrat nuk vijnë në kohë asgjë”, tha një tjetër qytetar.
Nga drejtoria e Postave të Maqedonisë thonë se janë në dijeni për këtë gjendje të krijuar në postën e Tetovës dhe se po punojnë në drejtim të përmirësimit të kushteve.
“Sa iu përket uniformave dhe mjeteve transportuese ne fatkeqësisht nuk jemi dhe nuk kemi qenë në gjendje deri sot t`iu sigurojmë këto gjëra postierëve, shkaku i gjendjes në të cilën e kemi gjet këtë institucion. Por besojmë se për një periudhë të shkurtër do kemi uniformim të postierëve dhe mjeteve të transportit. Fatkeqësisht si institucion nuk kemi të drejtë për momentin, por edhe kërkesat tona për punëtorë nuk merren parasysh nga Ministria e Financave, shkaku i asaj se jemi firmë që punojmë momentalisht me humbje.”.
Përveç mungesës së uniformave dhe mjeteve të transportit për t`i shpërndarë letrat dhe dërgesat, postierët përdorin mjetet private. Por ky nuk është halli i vetëm i postierëve të terrenit, ata, po ashtu përballen edhe me mungesën e numrave të dyerve nëpër pjesën më të madhe të fshatrave të Pollogut, por edhe mungesën e kutive postare, gjë kjo që i detyron ata shpeshherë, letrat ti lënë tek furrat e bukës nëpër fshatra apo kafene, deklaroi Dardan Iseni, Postave e Maqedonisë. /alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës