Autoritetet e Komunës së Tetovës vazhdojnë takimet me banorët e lagjes “Bllagoja Toska” në Tetovë, për të gjetur zgjidhje dhe mënyrën e kompensimit të pronave për të hapur përfundimisht rrugën në këtë bulevard. Ky projekt i paralajmëruar shumë herë, ka hasur në disa pengesa të cilët vetëm sa e kanë zvarritur të njëjtin, ndërkohë që lëvizjet e para në këtë drejtim janë takimet e banorëve të kësaj lagje në Komunën e Tetovës, ku edhe pritet që të ketë epilog pozitiv, shkruan Gazeta “Koha”.
Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Hisen Xhemaili, ka konfirmuar se zhvillohen takime dhe pritet që në seancën e Këshillit javën e ardhshme do të ketë vendim për legalizim të disa objekteve që ndodhen në këtë lagje.
Ekspertët e komunikacionit hapjen e këtij bulevardi e kanë cilësuar si mjaft e rëndësishme, sepse do të ulte numrin e automjeteve që kalojnë në pjesën qendrore dhe do të shkarkonte komunikacionin nga pjesa qendrore e qytetit, e cila gjendet në një kaos të vërtetë. Banorët e lagjes “Bllagoja Toska”, të cilëve duhet t’ju merret prona për hapjen e bulevardit, kohë më parë janë shprehur se nuk janë në dijeni se pse realizimi i këtij projekti është vonuar dhe nuk është realizuar deri më tani.
Në ndërkohë, në Komunën e Tetovës arsyetohen se vonesat kanë ndodhur për shkak se rreth 19 shtëpi që është dashur të përfshihen në procesin e eksproprijimit, nuk kanë qenë të legalizuara. Bulevardi që duhet të hapet është në fund të Spitalit Klinik të Tetovës dhe duhet të kalojë përmes lagjes Bllagoja Toska, duke vijuar pranë Shkollës së mesme tekstile e që do të lidhet me bulevardin tjetër Ilinden. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja