Banorët e Tetovës sot i janë bashkangjitur organizimit mbarëkombëtar për homazhe për dëshmorin e kombit Afrim Bunjaku, i cili mëngjesin e së dielës u vra nga terroristët serb në Kosovë.

Homazhet për policin Afrim Bunjaku janë bërë në sheshin "Iliria" në Tetovë, ku janë ndezur qirinj.


Untitled design 2 1

Ndryshe, sot me ceremoni shtetëror është varrosur polici Bunjaku, i cili e humbi jetën në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Untitled design 1 1

Në varrimin e tij në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, pjesëmarrës ishin krerët e shtetit, po ashtu, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier dhe shefi i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.

Rreshteri Afrim Bunjaku ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001./Telegrafi/

Untitled design 3