Tetë mënyra për të shfrytëzuar LIMONIN për PASTRIMIN E SHTËPISË
Nëse vendosni që ta shfrytëzoni në amvisëri, shumë shpejt do të shihni që limoni është yll i vërtetë për mirëmbajtjen e kabinave të dushit, të furrave me mikrovalë, për larjen e dritareve…
Nëse keni vendosur që shtëpinë ta pastroni me limon, pos që në mënyrë natyrale të eliminoni papastërtinë, do të kurseni edhe mjaft para. Për shkak të thartirës së madhe limoni është pastrues i fuqishëm antibakterial dhe armik serioz i baktereve, transmeton Telegrafi.
Në vazhdim po japim këshilla se si ta mirëmbani shtëpinë, hap pas hapi, duke përdorur limonin për freskimin e rrobave, shkëlqimin e enëve të metalta, dezinfektimin e kovave, por posaçërisht të sipërfaqeve në banjë dhe në kuzhinë.
1. Freskojini aparatet
Disa pika pastrojnë plotësisht aparatet, por do të lënë edhe një aromë të mirë. Një rriskë limoni vëreni në pjesën ku bluhet bërlloku, kyçeni dhe pastaj lëshoni ujë të valuar. Kur të bluhet limoni, edhe blurësi juaj i mbeturinave do të bëhet i pastër.
2. Shkëlqim për metal
Bakri, mesingu, kromi… Nëse dëshironi t’i pastroni apo t’ua ktheni shkëlqimin, shfrytëzoni thartinë të limonit. Thartira e limonit shumë lehtë depërton nëpër shtresat e mineraleve dhe lehtë eliminon papastërtinë. Për efekt edhe më të mirë, para pastrimit njomeni një pjesë të lëvores së limonit në pak krip dhe pastaj fërkojeni.
3. Pastrojeni vaskën
Në vend të detergjenteve të forta, bëjeni vetë mjetin e përsosur për pastrimin e banjës: shtrydhni gjashtë limona, hidhini në një enë me pompë. Mbetjet e sapunit, gurëzve dhe papastërtisë do të eliminohen në moment. Sipërfaqet e banjës do të jenë të dezinfektuara.
4. Është i mirë edhe për enë
Kur të mbeteni pa detergjente të enëve, ndërkaq dyqanet janë të mbyllura, përzieni gjysmë qese sodë bikarbon me një rriskë limoni. Papastërtia do të eliminohet me një shpejtësi magjepsëse, por edhe duart tuaja nuk do të dëmtohen.
5. Jepuni aromë rrobave
Shtoni një lugë të vogël limoni të shtrydhur gjatë larjes së rrobave në makinë. Çorapet do të kenë aromë të mrekullueshme, si edhe gardëroba në të cilën nuk do të ndieni as gjurmët e pirjes dhe të tymit të duhanit.
6. Shikoni nga dritaret
Përzieni katër lugë lëng limoni në 2 litra ujë dhe do të fitoni përbërjen e përsosur për pastrimin e dritareve. Thartira lehtë do të eliminojë papastërtinë, njollat nga uji, ndërsa dritaret do të shkëlqejnë për mrekulli.
8. Rregullojeni kuzhinën
Shtrydhni gjysmë limoni mbi sipërfaqen e punës në kuzhinën tuaj, posaçërisht në dërrasën mbi të cilën preni artikujt ushqimorë. Le të rrijë dhjetë minuta. Njollat do të zhduken, por nëse i fërkoni pak me lëvoren e limonit, do të eliminohen edhe të gjitha bakteret.
8. Pastrimi i sipërfaqeve që vendet që me vështirësi arrihen
Bëjeni pastën nga lëngu prej limoni dhe boraksi. Me brushën e dhëmbëve shfrytëzoni këtë mjet për pastrimin e pllakave, të pjesëve të imta përreth lavamanit, çezmës, vendeve në të cilat keni vërejtur se lehtë krijohen gurëzit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Kameliet njihen si “trëndafila dimri”: Kujdesuni për këto gjëra dhe do të lulëzojnë deri në ngricën e parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje