Testi i arritshmërisë më 23 qershor, i maturës më 4 korrik

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për lehtësime të masave prej pandemisë Covid-19.
Shkollat, të cilat kanë qenë të mbyllura për nxënësit prej fillimit të pandemisë, do të hapen vetëm pjesërisht për nxënësit e klasave të nënta dhe klasave të 12-ta.
Klasat e nënta do të kthehen në shkollë prej datës 8 qershor dhe do të mbajnë mësim deri më datën 19 qershor si përgatitje për teestin e arritshmërisë.
Ndërkohë, klasat e 12-ta do të kthehen prej datës 15 qershor dhe do të mbajnë mësim deri më 30 qershor.
Testi për klasat e nënta do të mbahet me 23 qershor, ndërsa për klasat e 12-ta me 4 korrik.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































