Tërmeti në New York bën që mediat sociale të shpërthejnë me postime gazmore: Njëri prej tyre është edhe vetë ndërtesa e famshme "Empire State Builidng"

Qyteti i New Yorkut u trondit nga një tërmet historik me magnitudë 4.8 ballësh të Rihterit.
Banorët e tronditur u dyndën shpejt në mediat sociale për të ndarë reagimet e tyre ndaj tërmetit të rrallë.
Tërmeti ishte 4.8 dhe dridhjet u ndjenë në qytetin e New Yorkut, shtetet e Philadelphia, New Jersey dhe pjesë të Connecticut, shkruan dailymail.
Epiqendra e tërmetit ishte afër Readington në Hunterdon County në New Jersey, sipas guvernatorit Phil Murphy.
Përdoruesit në platformën X bënë shaka rreth asaj se sa të tronditur, fjalë për fjalë dhe figurativisht, ishin nga tërmeti që goditi Bregdet Lindor.
Nga
Telegrafi
05/04/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
























































