LAJMI I FUNDIT:

Tërmet në Kosovë, Mustafa: Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikojë qytetarët apo të shkaktojë dëme materiale

Tërmet në Kosovë, Mustafa: Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikojë qytetarët apo të shkaktojë dëme materiale

Drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës në Ministrinë e Ekonomisë, Shemsi Mustafa ka dhënë detaje të tërmetit që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit.

Mustafa në një postim në Facebook shkruan se tërmet ishte në zonën Prizren-Kukës.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Qendrës Sizmike Euro-Mediterane si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 12/12/2024 në orën 01:46 sipas kohës lokale, territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 3.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet V ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 5 km”, shkruan ai.


Tërmet në Kosovë, epiqendra 16 km në jugperëndim të Prizrenit
Lexo po ashtu Tërmet në Kosovë, epiqendra 16 km në jugperëndim të Prizrenit

Sipas tij, epiqendra e këtij tërmeti ishte (lokacioni 42.150; 20.570), 15 km në Jugperëndim të Prizrenit dhe 15 km në Veri-Lindje të Kukësit përkatësisht në fshatin Vërmicë.

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikoj qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës së ulët, njëherësh ky termet dëshmon për zonën sizmogjene të Prizrenit që është zonë aktive sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, shkruan Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori