Nga data 21 mars, Radio Dukagjini fillon me skemën e re programore. Një nga emrat që i është bashkuar këtij mediumi është edhe Adelina Toplica-Badivuku.
Terapistja familjare dhe aktivistja për të drejtat e gruas e cila jeton dhe punon në mes Prishtinës dhe Londrës, do të jetë më afër publikut përmes një programi.
Ajo është gjithashtu konsultente në Këshillin e Evropës dhe eksperte në shërbimet për viktimat e dhunës në baza gjinore.
Në emisionin Radar, Toplica-Badivuku ka treguar se programi që do ta udhëheq quhet “Labirinth” dhe do të ketë mysafirë të ndryshëm, e edhe mundësi për dëgjuesit
Emisioni “Labirinth” mund ta dëgjoni çdo të mërkurë nga ora 22:00 deri në mesnatë, ndërsa qëllimi i programit është të gjendet forca në secilën situatë.
“Labirintin – si analogji të jetës. Në këtë program do ta përdorim Labirintin si një hyrje që e ka një dalje. Do të fokusohemi te jeta, te përditshmëria, te funksionimi jonë multidimensional njerëzor. Do mendojmë për fiziken, emocionalen, psikologjiken, do të mendojmë për të tëra ndjenjat që na përcjellin në çdo situatë. Është interesant që edhe kur kalojmë ditë të mira, situata të mira, e edhe kur kalojmë dhimbje, vdekje, pikëllim, ne shumë shpesh mbijetojmë, e tejkalojmë dhe nuk i japim vëmendje asaj që ndodh brenda nesh” , thotë ajo.
Kur flet për problemet shoqërore, thotë se ka dhunë të dukshme në shoqërinë tonë.
Ndërsa për marrëdhëniet e shëndosha thotë se i dimë në teori, por që të gjithë duhet të kuptojnë se: Marrëdhënia e shëndetshme është kur ne e trajtojmë tjetrin në mënyrën si ne duam të na trajtojnë.
Ajo flet për ndarjet, për dhunën në baza gjinore e shumë tema të tjera të rëndësishme.
“Derisa kur lind vajza ende derdhen lotët, ky është problem. Ka ndryshuar statusi i gruas dhe vajzës në Kosovë, por duhet edhe shumë punë dhe bashkë të gjithë”, thotë ajo.
Toplica-Badivuku që kur shkoi në Londër si refugjate, ka qenë gjithmonë aktiviste e të drejtave të njeriut dhe ka punuar me organizata të ndryshme jo-qeveritare.
Ekspertiza e saj profesionale është edukimi i fëmijëve dhe raportet në çift si dhe ato prind/fëmijë.
Ajo vazhdon aktivitetet humanitare me komunitete të ndryshme në Londër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Partia Demokratike Turke: Partisë politike fituese do t’i jepet mandati për formimin e Qeverisë, do të jemi konstruktiv për të ardhmen e Kosovës

Mot me diell, temperaturat deri në 12 gradë

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, “nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim”

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin