LAJMI I FUNDIT:

Terapia eksperimentale në Izrael për luftimin e kancerit ka rezultuar me 90 për qind sukses

Terapia eksperimentale në Izrael për luftimin e kancerit ka rezultuar me 90 për qind sukses

Një terapi eksperimentale e zhvilluar në Qendrën Mjekësore të Universitetit Hadassah të Izraelit ka një shkallë suksesi prej 90 për qind në lehtësimin e simptomave të pacientëve me kancer të ‘mielomës së shumëfishtë’.

Qendra Mjekësore Universitare Hadassah në Ein Kerem të Jerusalemit ka njoftuar një “arritje të paprecedentë” në trajtimin e kancerit të ‘mielomës së shumëfishtë’ – sëmundja e dytë hematologjike më e zakonshme. Sëmundja përbën një të dhjetën e të gjithë kancereve të gjakut dhe 1 për qind të të gjitha llojeve të tumoreve ‘malinje’, transmeton Telegrafi.

Trajtimi ‘inovativ’ kundër sëmundjes, që prej kohësh konsiderohet e pashërueshme, u zhvillua pas një sërë eksperimentesh të kryera në departamentin e transplantit të palcës kockore dhe imunoterapisë të këtij spitali viteve të fundit.


“Tani, në dritën e rezultateve mbresëlënëse të trajtimeve CAR-T, pacientët duket se kanë shumë vite për të jetuar – dhe me një cilësi të shkëlqyer jetese”, tha profesoresha Polina Stepensky, drejtuese e departamentit.

Trajtimi bazohet në teknologjinë e inxhinierisë gjenetike, e cila është një zgjidhje efektive dhe novator për pacientët, jetëgjatësia e të cilëve ishte vetëm dy vjet deri pak vite më parë.

Ata kanë përdorur një teknologji të inxhinierisë gjenetike të quajtur CAR-T, ose terapia e qelizave T të receptorit të antigjenit Chimeric, që rrit sistemin imunitar të pacientit për të shkatërruar kancerin. Më shumë se 90 për qind e 74 pacientëve të trajtuar në Hadassah iu kishin zhdukur plotësisht simptomat, thanë onkologët.

“Ne kemi një listë pritjeje prej më shumë se 200 pacientësh nga Izraeli dhe pjesë të ndryshme të botës në çdo kohë të caktuar”, tha Stepensky. “Për shkak të kompleksitetit të prodhimit dhe kompleksitetit të vetë trajtimit, vetëm një pacient në javë i hyn trajtimit, i cili ende po kryhet si eksperiment”. /Telegrafi/