LAJMI I FUNDIT:

Tenton të kthehet në të majtë, garuesi humb kontrollin mbi timonin dhe rrokulliset – mrekullisht spanjolli shpëton pa lëndim serioz

Tenton të kthehet në të majtë, garuesi humb kontrollin mbi timonin dhe rrokulliset – mrekullisht spanjolli shpëton pa lëndim serioz

Dy garues të rinj që ishin prapa timonit të “formulave” të vogla, mashtrojnë vdekjen kur njëri prej tyre në kthesë të fortë tenton të kthehet në të majtë dhe përfundon duke u rrokullisur në ajër dhe të përfundojë i përplasur, jashtë pistës së garave në Madrid të Spanjës.

Videoja është filmuar në Rivas-Vaciamdrid Karting të Spanjës, ku dy garues që lëviznin me shpejtësi të madhe përplasen mes vete, dhe njëri prej tyre humb kontrollin mbi timonin dhe rrokulliset, transmeton Telegrafi.

Por, pavarësisht që në videon e publikuar më poshtë shihet momenti i përplasjes dhe shoferi që nuk lëvizte për pak sekonda – ai raportohet se ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz.


Ishin pikërisht helmetat dhe rripi i sigurisë që ua shpëtoi të rinjve jetën, e organizatorët kanë anuluar garën për shkaqe sigurie. /Telegrafi/