LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të mashtronte Doganën, arrestohet përfaqësuesi i një shpedicioni në Mitrovicë

Tentoi të mashtronte Doganën, arrestohet përfaqësuesi i një shpedicioni në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “Falsifikim i Dokumenteve” dhe “Mashtrim”.

Sipas njoftimit, Drejtoria për Hetimin e krimit dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicë-Jug, në koordinim me Zyrën se Doganës në këtë rajon, bazuar në dyshimet e ngritura nga kompetentët lidhur me dy pagesa të cilat është dashur të paguhen nga përfaqësuesi i një shpedicioni në Mitrovicë, ka ndërmarr veprime të shpejta operativo-hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit në fjalë.

PK shton se hetuesit e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ne rajon, kanë vërtetuar se i dyshuari me iniciale (V.B.) përfaqësues i shpedicionit me qellim të përfitimit të parave në mënyrë të kundërligjshme dyshohet se ka falsifikuar dy urdhër pagesa të cilat i ka përdorur për të mashtruar zyrën e Doganës, kinse i ka proceduar pagesat në të vërtetë.


Me këto veprime i dyshuari i lartcekur me iniciale, dyshohet se ka kryer veprat penal:

“Falsifikim i Dokumenteve “nga neni 390 dhe “ Mashtrim” nga neni 323 i KPRK-së.

“Të gjitha veprimet hetimore janë realizuar në konsultim dhe bashkërendim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe bazuar në dyshimet e arsyeshme se i dyshuari i lartcekur me iniciale ka kryer veprat penale të lartcekura, Prokurori kompetent lëshon aktvendim për ndalim të personit të dyshuar për 48 orë”, thuhet në fund, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori