Tentoi ta shqelmoj veturën e huaj, e pëson vetë - rrëzohet nga motoçikleta

Ky është momenti kur një motoçiklist tenton ta shqelmojë një veturë, por e pëson vetë - rrëzohet nga motoçikleta dhe përfundon në asfalt.
Ngjarja është filmuar nga kamera e vendosur brenda një veture në plazhin Ocean në Kaliforni, transmeton Telegrafi.
E gjitha ndodhi kur një veturë Mini Cooper lëviz me shpejtësi të madhe dhe në një moment ndal shpejtësinë, e shoferi do të kthehet në të majtë.
Kjo bëri që motoçiklisti që lëvizte pas tij të humb baraspeshimin nga frenimi i menjëhershëm. Kështu tentoi ta shqelmoj veturën, megjithatë e pësoi vetë - u rrëzua nga motoçikleta. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































