LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live Seanca konstituive IX

Albulena Haxhiu as në raundin e dytë nuk i merr votat për kryeparlamentare – seanca ndërpritet për 48 orë

Përditesuar 19/04/2025 11:04

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u hap të shtunën me verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve të rinj. Lëvizja Vetëvendosje si partia me e madhe, propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

Haxhiu dështoi të sigurojë votat e mjaftueshme për të siguruar postin e kryeparlamentares. Në të dy raundet, ajo mori vetëm nga 57 vota.


Pasi dështoi propozimi, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, shpalli ndërprerjen e saj. Ai njoftoi se seanca e radhës do të mbahet ditën e hënë, në ora 15:00.

Telegrafi do të ju informojë në kohë reale për të gjitha zhvillimet në Kuvend.

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 15:34:42" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 15:34" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 15:34

Limaj: U bë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së ngërçit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar nevojën urgjente për ndërtimin e institucioneve funksionale në vend.

Ai vlerësoi se lajmi i sotëm është pozitiv, pasi Kosova tashmë ka një parlament dhe deputetë të mandatuar.

“Sot është lajm i mirë, me vet faktin se Kosova ka parlamentin dhe ka deputetët. Besoj se shumë shpejt do të përfundojë edhe konstituimi i Kuvendit dhe votimi i qeverisë”, deklaroi kreu i Nismës.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 15:32:20" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 15:32" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 15:32

​Haradinaj tregon se cilët emra të VV-së do t’i votonte për kryeparlamentar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se në cilat raste e voton kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentar.

“Për fat të mirë ka dakordim të opozitës për ta votuar raportin. Personalisht nëse do të ishin kandidate për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ose Shqipe Selimi i votoj, edhe Aleanca i voton”, deklaroi Haradinaj.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 15:06:51" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 15:06" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 15:06

Abdixhiku pas dështimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit: Perdet ranë, numrat u panë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në një postim të bërë menjëherë pas zhvillimeve në Kuvend, Abdixhiku përgëzoi deputetët e LDK-së për qëndrimin e tyre.

Ai shtoi se seanca e sotme i ka bërë të qarta arsyet e bllokadës institucionale që, sipas tij, kanë zgjatur deri tani.

“Perdet sot ranë! Numrat u panë. Me to dhe arsyet e bllokimit institucional deri tash”, shkroi Abdixhiku.


“LDK do të vazhdojë të kujdestarojë dhe mbrojë Kushtetutën para betimit e pas betimit; si sjellje, si besim!”, ka shkruar Abdixhiku.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 14:55:36" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 14:55" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 14:55

​Krasniqi: LVV me vetëdije propozoi kandidaten për kryeparlamentare që nuk kalon  

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje me vetëdije e bëri një propozim për kryeparlamentar që nuk kalon.

Ai para deputetëve tha se LVV nuk i ka 61 vota

“Krejt bllokada që ka ndodh këto ditë është për faktin se nuk kanë numra. Ishin 52, u bënë 57 dhe nuk besoj që bëhen 61 tha ai”, tha ai. /Telegrafi/


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 14:27:03" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 14:27" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 14:27

Albulena Haxhiu nuk merr votat e deputetëve për kryeparlamentare – Kuvendi në pauzë

Albulena Haxhiu nuk ka arritur të zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Pro saj votuan vetëm 57 deputetë.

Pas këtij zhvillimi, kryesuesi i seancës, Avni Dehari dha pauzë.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 14:20:24" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 14:20" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 14:20

Albulena Haxhiu propozohet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiu për kryeparlamentare të Kosovës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 14:15:37" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 14:15" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 14:15

Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës

Me 119 vota për ka kaluar raporti për verifikimin e mandatave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Pas votimit të këtij raporti, deputetët kanë dhënë betimin.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 14:11:45" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 14:11" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 14:11

Kalon raporti për verifikimin e mandatit të deputetëve

Në seancën e sotme ka kaluar raporti për verifikimin e mandatit të deputetëve.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se në seancë janë 119 deputetë.

Pro kalimit të raportit votuan 119 deputetë.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 13:57:43" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 13:57" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 13:57

Nga LVV konfirmojnë se komisioni ka votuar raportin për verifikimin e mandatit të deputetëve

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë konfirmuar se ka kaluar në komision raporti për verifikimin e mandatit të deputetëve.

Ilir Kërçeli, nga LVV tha se subjektet politike ndryshuan qëndrimi pas u përmenden zgjedhjet.

“Siç duket përmendja e zgjedhjeve ka ndikuar”, tha ai.


Ndërsa, deputeti Dimal Basha tha se subjektet opozitare kanë pasur kauzë të rrejshme.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 13:26:34" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 13:26" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 13:26

Krasniqi: Ka ndryshim të gjendjes, ministrat dhe Kurti kanë dhënë dorëheqje

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se ka ndryshim të gjendjes dhe është krijuar mundësia për votim të raportit për verifikim të mandatit të deputetëve.

Krasniqi tha se kërkesa e tyre u pranua, dhe se ministrat bashkë me Albin Kurtin kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.

“Kërkesa dhe rekomandimi i PDK-së është pranuar. Të gjithë ministrat dhe Kurti kanë dhënë dorëheqje individualisht. Ka një ndryshim të gjendjes, dhe na krijohet mundësia të votohet raporti për mandate”, tha Krasniqi.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 12:50:54" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 12:50" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 12:50

Nis seanca për konstituimin e Kuvendit

Ka nisur seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se duhet krijuar raport i ri për verifikimin e mandateve. Prandaj, ai ftoi komisionin që të mblidhet në takim.

Pro krijimit të raportit të ri, votuan 120 deputetë./Telegrafi/


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 12:46:10" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 12:46" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 12:46

Reagon Balje: Ka nga ne që nuk e shesin besimin për një karrige

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pak para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në reagimin e bërë në Facebook, ajo ka shkruar “Ka nga ne që nuk e shesin besimin për një karrige”.

Lajmi i plotë këtu.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 12:35:15" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 12:35" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 12:35

Haxhiu: Raporti për verifikimin e mandateve duhet të votohet unanimisht

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në takimin konsultativ që kanë pasur me kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit.

Ajo tha se opozita ka shkaktuar bllokadë, transmeton Telegrafi.

“Kemi diskutuar format se cila është më më mirë për të dalë nga bllokada e shkaktuar nga opozita. Ishte dakordimi që të autorizojmë një komision për verifikim të mandateve, të votohet unanimisht raporti. Të gjithë deputetët e kanë për obligim verifikimin e mandatit të tyre”, theksoi ajo.


Haxhiu tha se vetmja mënyrë është që të votohet unanimisht raporti.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 12:17:06" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 12:17" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 12:17

Haradinaj: Qëllimi i opozitës është të ecim para me konstituimin e seancës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj para nisjes së seancës konstituive tha se qëllimi i opozitës është të mos pengohet ecja përpara në konstituimin e seancës.

Ai para seancës tha se nuk ka arsye që seanca të bllokohet seanca.

“… Qëndrimi i Aleancës është që deputetët të japin betimin dhe të kalojnë këto etapa”, tha ai.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 12:14:42" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 12:14" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 12:14

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane thotë se do ta përkrahin konstituimin e Kuvendit

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka deklaruar se do ta përkrahë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Para mediave, ai tha se do të përkrahë verifikimin e mandateve të deputetëve.

Ndërsa, sa i përket formimit të Qeverisë, ai tha se ende nuk kanë ndonjë vendim.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 11:58:55" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 11:58" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 11:58

PDK merr pjesë në takimin konsultativ, Krasniqi: Kryesuesi i seancës ta hedh në votim raportin  

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se PDK i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryesuesit të seancës Avni Dehari për takim konsultativ për të treguar se kjo parti është e gatshme për t’i dhënë drejtim konstituimit të organeve.

Krasniqi para seancës konstituive i ftoi deputetët të jenë në sallën plenare për të votuar raportin.

“Dua t’ju them shumë qartë jemi këtu për të konstituar Kuvendin dhe për të dhënë pastaj drejtim konstituimit të organeve tjera siç kanë dalë nga zgjedhjet… I ftoj deputetët të jenë në sallë për të votuar…”, tha ai, gjersa kërkoi nga Dehari që ta hedh në votim raportin e Komisionit për verifikimin e mandatit të deputetëve.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 11:53:05" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 11:53" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 11:53

LDK nuk ndryshon qëndrim – kundër verifikimit të mandateve të deputetëve që kanë post ekzekutiv

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit është në interes kombëtar.

Para mediave, Abdixhiku tha se shpreson që kryesuesit ta respektojë skenarin e Kuvendit dhe jo skenarin e partisë, transmeton Telegrafi.

Kreu i LDK-së tha se do të votojë kundër raportit për verifikimin e mandateve derisa qeveritarët nuk kanë dorëzuar dorëheqjet.


Lajmi i plotë këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 11:40:16" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 11:40" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 11:40

Kurti edhe sot në heshtje, nuk përgjigjet nëse i ka numrat për formimin e Qeverisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe sot ka refuzuar të përgjigjet para gazetarëve nëse i ka numrat për formimin e Qeverisë.

Ai u pa duke hyrë në Kuvend, por nuk dha ndonjë përgjigje para gazetarëve.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 11:28:45" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 11:28" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 11:28

Evitimi i zgjedhjeve të reja, Murati jep propozimin pak para se të nisë seanca konstituive

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka folur rreth situatës së krijuar për konstituimin e Kuvendit.

Murati thotë se verifikimi i mandateve është hedhur në votim dhe është refuzuar si rezultat i votave të PDK, LDK, AAK, dhe Listës Serbe, transmeton Telegrafi.

Ai ka bërë një sugjerim se si të kalohet nga kjo gjendje, në mënyrë që mos të ketë zgjedhje të reja.


“Praktikisht, kjo i bie se deputetët kanë refuzuar mandatin, dhe procesi duhet të kthehet në pikën zero – pra një proces i ri zgjedhor i cili prodhon një legjislaturë të re e cila, ka sensin që të pranojë mandatin e dhënë nga populli.

E vetmja rrugë tjetër për të evituar skenarin e zgjedhjeve të reja, është një dakordim unanim politik, ku vetëm deputetët që kanë refuzuar mandatin me votën e tyre, tërhiqen dhe ua lëshojnë vendin e tyre kolegëve tjerë nga i njëjti subjekt. Një gjë e ngjashme kishtë ndodhur në legjislaturën që lamë pas me deputetët e Listës Serbe”, deklaroi ai.

Lajmi i plotë këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-19-2025 11:08:41" ["time"]=> string(16) "19/04/2025 11:08" ["update"]=> bool(false) } 19/04/2025 11:08

Dehari para seancës i fton në konsultime përfaqësuesit e partive politike

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari i ka ftuar përfaqësuesit e partive politike në një takim konsultativ për në orën 11:30.

Telegrafi mëson se një ftesë e tillë e kryesuesit Dehari vjen për të diskutuar me partitë tjera se si të veprohet tutje.

Seanca konstituive sot është caktuar për të tretën herë. Seanca dështoi të martën dhe të enjten.