Brian Brobbey është ylli kryesor i Ajaxit këtë sezon, ku gjiganti holandez nuk ka pasur formën më të mirë deri më tani.

Sulmuesi holandez ka mbajtur i vetëm barrën e skuadrës në repartin ofensivë dhe është top golashënues i Ajaxit.


21-vjeçari ka zhvilluar 25 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ku ka realizuar 13 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

data109317795 e362b5

Por falë formës së tij të mirë, Brobbey mund të largohet në janar nga Ajaxi për ta vazhduar karrierën në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Erik Ten Hag e ka në listën e dëshirave sulmuesin holandez dhe po e dëshiron transferimin e tij në Old Traford te Manchester United.

https   static.limburger.nl Assets Images Upload 2021 12 03 9b381ad6 eac2 427d a132 d0a16873fcf9

Ten Hag ishte trajneri i parë që i dha Brobbeyt debutimin te Ajaxi dhe dyshja synojnë të ribashkohen në Old Traford.

Megjithatë Ajax nuk është gati të heqë dorë nga ylli i tyre pa ardhur një ofertë mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app