Bosnjë e Hercegovina duhet të përmbahet nga thellimi i lidhjeve me Rusinë dhe të bëjë përpjekje shtesë për të mbyllur hapësirën për ndikimin e jashtëm dhe manipulimin e informacionit – thonë nga Bashkimi Evropian, pas paralajmërimit të kanalit televiziv shtetëror rus RT (Russia Today), lidhur me fillimit e transmetimit në Bosnje e Hercegovinë.
Transmetimi i kanalit në gjuhën serbe në Republikën Srpska u paralajmërua më 15 dhjetor në televizionin shtetëror rus nga Margarita Simonyan, redaktore e RT-së.
Kanali RT është nën sanksionet e Bashkimit Evropian që nga marsi i vitit 2022, kur u sanksionua edhe agjencia ruse mediatike, Sputnik.
Këto sanksione përfshijnë të gjitha mjetet e transmetimit dhe shpërndarjes (përfshirë programet kabllore, satelitore dhe IPTV, si dhe faqet e internetit dhe aplikacionet), kurse të gjitha licencat përkatëse janë pezulluar.
Në atë kohë, u bë e ditur se këto media janë instrumente për të inkurajuar dhe mbështetur agresionin rus kundër Ukrainës, i cili, siç thonë ata, “përfaqëson një kërcënim të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për rendin publik dhe sigurinë e BE-së”.
Ky kanal është ende i disponueshëm në Bosnje e Hercegovinë, përmes disa operatorëve kabllorë.
Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, thekson se Bosnjë e Hercegovina “e ka respektuar plotësisht politikën e jashtme të BE-së, përfshirë vendimet për masat kufizuese dhe se këto masa duhet të zbatohen në të gjithë vendin, duke përfshirë entitetin Republika Srpska”.
“BE-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë relevantë në Bosnje e Hercegovinë, në nivel shtetëror dhe të entiteteve, të sigurojnë zbatimin e plotë të masave kufizuese, përfshirë ato që kanë të bëjnë me Rusinë dhe Bjellorusinë”, thotë Stano.
Sipas tij, mediat ruse u sanksionuan për shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të Drejtës Ndërkombëtare, dhe se “RT-ja është pjesë e instrumenteve ruse të propagandës dhe dezinformimit, të cilat pasojnë luftën e paligjshme të agresionit të Kremlinit kundër Ukrainës”.
Ai përfundon duke rikujtuar se në raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e Bosnjë e Hercegovinës në rrugën evropiane, theksohej se ky vend duhet të mbyllë hapësirën për ndikimin e jashtëm dhe se “lejimi i një mjeti propagandistik të sanksionuar për të vepruar në territorin e saj, është drejtpërdrejt në kundërshtim të asaj [rrugës evropiane]”.
Bosnja iu bashkua zyrtarisht sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, por për shkak të kundërshtimit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave nga Republika Sërpska, sanksionet nuk u zbatuan plotësisht.
Dy ministra të shtetit nga Republika Srpska, një nga dy entitetet në Bosnje e Hercegovinë, janë anëtarë të Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, partia e presidentit pro-rus Milorad Dodik.
Komenti i Putinit – paralajmërimi për nisjen e transmetimit të kanalit
Redaktorja e RT-së njoftoi për hapjen e kanalit një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetares së RS-së, Darinka Petroviq, e cila tha se ishte për të ardhur keq që media ruse nuk ekziston në Bosnjë e Hercegovinë.
“Ne duhet të mendojmë për këtë, unë do t’i kërkoj kolegut tim, Oleg Borisovich, të shohë se çfarë mund të bëjë për këtë”, tha Putin në fjalimin e tij të rregullt vjetor para gazetarëve.
Oleg Borisovich Dobrodeyev është drejtor i Kompanisë Shtetërore të Transmetimit të Televizionit dhe Radios (VGTRK), kompania më e madhe ruse e mediave, e cila është në duart e Qeverisë ruse dhe e cila përfshin një numër të madh kanalesh televizive dhe radiofonike.
Gjatë emisionit në Rusia 1, kanal në pronësi të VGTRK-së, Simonjan deklaroi se televizioni i ri do të transmetohet në të gjithë territorin e Bosnjë e Hercegovinës dhe se në Republikën Srpska tashmë po transmetohen dokumentarë rusë.
Duke iu përgjigjur pyetjes së REL-it për krijimin e një kanali në Republika Srpska, shërbimi për media i RT-së dërgoi një përgjigje që ata thonë se vjen nga Margarita Simonjan.
“Ne do të jemi të lumtur t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja kur të kaloni nga ana e së keqes në anën e së mirës. Ne nuk u përgjigjemi pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, sepse ajo nuk është një organizatë gazetareske, por një degë e CIA-s”, thuhet në përgjigje.
Çfarë thonë në institucionet e Bosnjës?
Agjencia Rregullatore e Komunikimeve (RAK) e Bosnjës dhe Hercegovinës, përgjegjëse për dhënien e licencave për transmetimin e kanaleve televizive, thonë se nuk ishin kontaktuar në lidhje me këtë kanal dhe se “asnjë kërkesë për licencë nuk është dorëzuar në Agjenci”.
Kjo agjenci udhëhiqet nga Drashko Milinoviq, ish-drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Republikës Srpska dhe ish-këshilltar i presidentit dhe kryeministrit të RS-së.
Ministri i Komunikacioneve dhe Transportit i Bosnjës e Hercegovinës, Edin Forto, iu përgjigj pyetjes së REL-it se ministria “nuk ka autoritet të vendosë për hyrjen e askujt në tregun mediatik”, por ai thekson se ata besojnë se “në këtë dhe çështje të tjera, duhet të kemi një politikë të koordinuar me Bashkimin Evropian”.
Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Elmedin Konakoviq, i tha Radios Evropa e Lirë se me sa di ai, ministria e tij nuk ka autoritet formal mbi atë proces dhe se ai nuk është në dijeni të institucionit përfundimtar që e lejon këtë.
Ai tregon se themeluesit e atij kanali, nëse duan të hyjnë në tregun e Bosnjës, duhet të ndjekë të gjitha procedurat ligjore.
“Sigurisht, nuk jam i lumtur që po vjen një kanal rus, por nuk shoh se kam ndonjë opsion ose ta ndaloj ose, nëse ligji e lejon, ta bëj fare problematik”, tha Konakoviq.
Sipas Ligjit për Investimet e Huaja të Republikës Srpska, biznesi mediatik është një nga sektorët që u nënshtrohet kufizimeve në rastin e investimeve të kapitalit të huaj.
Për të marrë leje për investime në këtë fushë, investitorët e huaj duhet të kontaktojnë Qeverinë e Republikës Srpska, konkretisht Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.
Ministria nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it nëse dikush iu është drejtuar atyre për këtë arsye e as nëse kanë ndonjë plan konkret në situata të tilla.
RT Ballkan – gjithashtu nën sanksione
RT-ja është themeluar në vitin 2005 nga organizata autonome jofitimprurëse, TV Novosti, dhe themelues i saj është agjencia shtetërore ruse e mediave RIA Novosti.
Në vitin 2008, Qeveria ruse e udhëhequr nga kryeministri i atëhershëm, Vladimir Putin, e vendosi organizatën TV Novosti në listën e organizatave me rëndësi strategjike.
Që nga qershori i vitit 2023, RT Ballkan, një portal në gjuhën serbe, i cili filloi transmetimin në nëntor 2022, është gjithashtu nën sanksione evropiane.
Siç thuhet në këtë portal, themelues i tij është edhe organizata TV Novosti.
Serbia ka qenë shpesh shënjestër e kritikave të BE-së, sepse nuk mbylli programet e RT-së dhe Sputnik-ut, të cilat konsiderohen si armët më të forta propagandistike të Kremlinit, si dhe për shkak të hapjes së portalit RT Ballkan.
Në RT Ballkan, përveç dezinformatave për pushtimin rus, përmbajtja që mohon gjenocidin në Srebrenicë dhe krimet e tjera të kryera në Bosnjë e Hercegovinë, të vërtetuara me vendime gjyqësore, nuk janë të rralla.
Pse shumë vende të BE-së e ndaluan RT-në?
Një studiues në Institutin Holandez Clingdeal, Wouter Zweers, i cili u mor me ndikimin e Rusisë në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë, vlerësoi për REL-in se Rusia dëshiron të zgjerojë kanalet e ndikimit te qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës.
“RT-ja ka një reputacion të keq për transmetimin e propagandës dhe dezinformatave ruse, kështu që nuk do të sjellë raportime të balancuara dhe të paanshme në vend”, thotë Zvers.
Ai shton se shumë vende evropiane e kanë ndaluar qasjen në RT përmes internetit dhe se kishin arsye për ta bërë këtë.
Ai thekson se në vend duhet të bëhet një diskutim politik për temën nëse do të lejohen të hyjnë në vend kanale të tilla propagandistike.
“BE-ja është bërë shumë më e rreptë për sa i përket shtrirjes gjeopolitike në kontekstin e zgjerimit të saj, kështu që kjo duhet të jetë domethënëse për Bosnjë e Hercegovinën, një kandidate për anëtarësim në BE, e cila dëshiron të hapë negociatat e anëtarësimit”, thekson studiuesi holandez.
Sipas tij, ndikimi rus në Bosnje është i dukshëm, ndër të tjera, në lidhjet e ngushta të presidentit të RS-së, Milorad Dodik, me Kremlinin.
“Por, ndikimi rus është shumë më i gjerë dhe i dukshëm përmes grupeve prokurë, dezinformimit, energjisë dhe lidhjeve të tjera ekonomike. Mediat ruse si Sputnik dhe RT janë me ndikim në sferën e informacionit në vend, dhe nëse RT-ja bëhet më aktive në BeH – sigurisht që do të kanë pasoja negative”, përfundon Zvers.
“Rrëfimi rus është bazohet në RS dhe Serbi”
Redaktori i portalit të Banja Lukës, Buka, Aleksandar Trifunoviq, i tha REL-it se nëse ky kanal televiziv do të hapej, do të ishte një “lëvizje logjike e Rusisë”, duke qenë se Rusia është shumë e njohur si në Republikën Srpska, ashtu edhe në Serbinë fqinje.
“Rusia me siguri dëshiron të përcaktojë materialin mediatik në një farë mënyre dhe t’ua komunikojë drejtpërdrejt njerëzve në gjuhën tonë, ose në gjuhët tona, atë që në të vërtetë po ndodh atje, si një kanal klasik propagandistik”, beson Trifunoviq.
Ai vlerëson se autoritetet në RS “mezi presin të hapet diçka e tillë”, dhe se nuk beson se do të ketë një ndalim të mundshëm për hapjen e RT-së.
Ai shton se përfaqëson pluralizmin mediatik dhe se nuk dëshiron të komentojë “në drejtim që diçka të ndalohet, kur mund të na ndalohet puna në të ardhmen”, sepse kjo mund të jetë kundërproduktive.
“Asgjë nga ai medium nuk do të ndryshojë shumë, narrativa ruse dhe versionet ruse të luftës në Ukrainë, të marrëdhënieve me botën, janë qëndrime aq të përhapura në Republikën Srpska dhe Serbi, sa që një media nuk do t’i thyejë ato, përkundrazi vetëm do t’i forcojë ato qëndrime”, thekson Trifunoviq.
Redaktori i Bukas potencon se nuk e sheh qëllimin e hapjes së një mediumi të tillë, veç “shënjimit të territorit”, dhe se Rusia ka vetëm interesa politike dhe jo financiare në Bosnjë e Hercegovinë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare
Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi
Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë
Turbulenca gjatë fluturimit të aeroplanit të Lufthansa që po udhëtonte drejt Frankfurtit, lëndohen 11 persona
Edhe një javë pas zgjedhjeve, po vazhdon numërimi i votave - gara nuk ka përfunduar për Dhomën e Përfaqësuesve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para