LAJMI I FUNDIT:

Telefonoi policinë nga frika se i ka hyrë ndonjë plaçkitës në shtëpi, në dollap e gjeti bashkëshortin ‘dembel’ (Video)

Telefonoi policinë nga frika se i ka hyrë ndonjë plaçkitës në shtëpi, në dollap e gjeti bashkëshortin ‘dembel’ (Video)

Planet e burrit, të njohur vetëm si Dong, që të paraqitet i sëmurë për të mos shkuar në punë, ia prishi policia, pasi gruaja tij e ngatërroi me ndonjë plaçkitës.

Gruaja me mbiemrin Li e la shtëpinë e saj në Zheijang të Kinës, për të dërguar fëmijët në shkollë dhe me tu kthyer, priste që bashkëshorti ishte nisur për në punë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ajo mbeti e hutuar kur e gjeti derën e mbyllur nga brenda. Zhurma që vinte nga banesa e shqetësoi në masë të madhe dhe ajo e thirri policinë.


Kur policët po e kontrollonin pronën dhe nxorën nga dollapi burrin e turpëruar, Li tha se gjithçka ishte në rregull dhe se rasti nuk ka të bëjë me ndonjë plaçkitje.

“Në punë u paraqita si i sëmurë, që të luaj video-lojëra tërë ditën. Nuk desha t’i tregoj gruas, që të mos mendojë se jam dembel, por nuk prita se kthehet ka herët”, ka thënë Dong.

Policia i ka intervistuar që të dy, për t’i liruar me një vërejtje që mosmarrëveshje të tilla të mos ju ndodhin më. /Telegrafi/

https://youtu.be/8aQtjDpJYGo

Në trend Fun

Më shumë
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Kalo në kategori