Gjiganti i teknologjisë, kompania Samsung, ka lansuar mbrëmë telefonin e shumëpritur Samsung Galaxy (S20, S20+ dhe S20 Ultra).
Telefonin që pritet të bëjë revolucion në industrinë e telefonave të mençur, mund ta keni në duar ende pa dal në shitje, duke e porositur paraprakisht (pre-order) në Gjirafa50.com, dyqanin më të madh online të teknologjisë në vend.
Por cilat janë karakteristikat që e bëjnë revolucionar Samsung Galaxy S20?
Kamera
Një nga pikat më të forta të këtij telefoni padyshim se është kamera. Samsung Galaxy S20 do ta ndryshojë fotografinë dhe videon përgjithmonë. Me 4 kamera të vendosura prapa, ky telefon ju lejon që të incizoni video si një profesionist në rezolucionin 8K, që nënkupton rezolucion 4 herë më të madh apo kualitativ se UHD dhe 16 herë më të madh se FHD. Rezolucioni tejet i lartë 108MP (mega piksel), ju mundëson të vëreni edhe detajet më të vogla në fotografinë tuaj. Po ashtu, revolucion tjetër i kamerës padyshim është edhe zmadhimi apo “zoom-i”. Zmadhimi Optik Hibrid 10 i modelit S20 Ultra, ju mundëson të zmadhoni objektin e fotografisë suaj, deri në 100 herë. Ndërkohë, nëse dëshironi të fotografoni apo incizoni natën, Samsung ka përditësuar modalitetin e natës, duke trefishuar madhësinë e sensorit, dhe duke ju mundësuar të bëni video natën, që duken jashtëzakonisht mirë.
Ekrani
Pikë tjetër shumë e fortë e këtij telefoni është ekrani. Me Samsung Galaxy, shikimi me kualitet kinemaje 8K është në pëllëmbën e dorës suaj. Kornizat e ekranit janë shtyrë, dhe nuk ka asnjë pjesë të sipërme, përveç kamerës së përparme. Niveli i ngritur i rifreskimit të ekranit 120Hz, ju mundëson që të keni përvojë fantastike gjatë luajtjes me video-lojëra, apo shikimit të filmave tuaj të preferuar. Ekrani po ashtu është i krijuar që të parandalojë lodhjen e syve tuaj dhe shqetësimeve të gjumit, duke pakësuar dritën blu pa sakrifikuar ngjyrën.
Hapësira e memories
Koha kur jeni detyruar të fshini foto apo video për shkak të hapësirës së limituar të memories, tani do të jetë e shkuar. Të tre modelet e telefonave Galaxy (S20, S20+, dhe S20), vijnë me hapësirë masive, thuajse për 750.000 fotografi, apo 500 filma me metrazh të gjatë. Kjo hapësirë masive mund të zgjerohet edhe më tutje me një kartë microSD deri në 1.5TB.
Procesori
Ky telefon është tejet i shpejtë falë procesorit 7nm, deri në 16GB RAM. Tani do të keni mundësinë të luani lojëra apo të hapni aplikacionet tuaja të preferuara shumë më shpejtë.
Bateria
Bateria e këtij telefoni është 10% më e fuqishme se e modeleve të tyre paraardhës. Bateria 5000mAh e këtij telefoni, përpos që zgjat më shumë se 24 orë, është inteligjente dhe i përshtatet zakoneve të përdorimit tuaj, duke kursyer kështu energji, për të qëndruar më gjatë. Baterinë e telefonit, po ashtu mund ta mbushni me “Fast Wireless Charging 2.0”.
Këto janë vetëm disa nga karakteristikat që e bëjnë këtë telefon revolucionar.
Për të kuptuar më shumë, apo për ta pasur në dorë ende pa dal në shitje, porosisni tani në Gjirafa50, duke klikuar KËTU.
Nëse porositni tani, telefonin do ta keni në dorë me 10 mars, apo tre ditë para se të dal në shitje globalisht.
Gjirafa50, është dyqani më i madh online në vend, me mbi 60.000 produkte teknologjike. Të gjitha produktet janë origjinale dhe vijnë me garancion nga prodhuesi. Po ashtu, çdo porosi e bërë në Gjirafa50, vjen me transport falas deri në adresën tuaj, në gjithë Kosovën.
Për çdo informatë shtesë, vizioni webfaqen www.gjirafa50.com, kontaktoni në numrin e telefonit +383 45 101 953 apo vizitoni në dyqanin në kilometrin e 6-të, të magjistrales Prishtinë-Ferizaj!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Prezantohet PC-ja për “gejming”, është paksa më i madh se një banane - nuk është aspak i lirë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Fjala Trump po zëvendësohet me racist në telefonat iPhone, merr masa Apple

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?