Pasditen e vonë të së enjtes, 4 tetor 1973, zilja e një telefoni ra në Londër. Në linjë ishte një burrë i tensionuar, i cili donte të fliste me “Aleksin” për “shumë kemikate”. Emri i Aleksit nuk ishte Aleks dhe kemikate nuk kishte. Ajo që telefonuesi po thoshte, me një kod të dakordësuar më herët, ishte se një luftë kataklizmike po shpërthente në Lindjen e Mesme. Deri në fundjavë, mijëra njerëz do të vdisnin.
Burri në telefon, Ashraf Marvan, ishte një zyrtar në majat e regjimit egjiptian, një ndihmës i Presidentit Anvar Sadat dhe dhëndri i liderit të ndjerë, Gamal Abdel Nasser.
Ai ishte gjithashtu një spiun për Izraelin – një pamja e të cilit është nga ato lloj gjërash “që ndodhin vetëm një herë në një mijë vjet”, sipas njërit prej konsumatorëve izraelitë të raporteve të tij të fshehta.
Personi në fjalë, natyra e lojës që ai po luante dhe seri e ngjarjeve që arritën kulmin me telefonatën e tij ogurzezë, në prag të Luftës së Yom Kippurit, janë subjekt i librit të Uri Bar-Jozefit “Engjëlli: Spiuni egjiptian që shpëtoi Izraelin”.
Bar-Jozef, një profesor i shkencave politike në Universitetin Haifa dhe ekspert i shërbimeve të fshehtë, ndjek gjurmët e Mervanit, të ri, elegant dhe ambicioz në Kairon Nasseriste të viteve 1960, ku ai “i hyri” një martese premtuese me vajzën e Nasserit, Mona. Prej aty, e ndjekim atë në Londrën e asaj kohe, ku ai ishte në kërkim të parave, eksitimit dhe ndoshta hakmarrjes për poshtërimet prej vjehërrit të pushtetshëm, i cili duket se e konsideronte Marvanin një “bon vivant” të padenjë për vajzën e tij.
Në verën e vitit 1970, ai hyri në një kabinë telefonike, i telefonoi ambasadës izraelite dhe ofroi shërbimet e tij.
Vite më vonë, në vitin 2007, jeta e tij e pazakontë përfundoi me një rënie misterioze nga një ballkon në Londër.
Në periudhën mes këtyre dy ngjarjeve, Mervani u bë, sipas Bar-Jozefit shkruan, “një nga spiunët më të rëndësishëm që ka parë bota, në gjysmëshekullin e fundit”. Ata që kishte të bënte e quanin “Engjëlli”.
Momenti përcaktues i narrativës është telefonata e vitit 1973 dhe ajo që ndodhi dy ditë më vonë, në 6 tetor, kur Egjipti dhe Siria sulmuan Izraelin në dy fronte në Yom Kippur, dita më e shenjtë e kalendarit hebraik.
Mospërgatitja e Izraelit për atë luftë ishte dështimi më i madh i shërbimeve të fshehtë të vendit, një dështim që kontribuoi për vdekjen e më shumë se 2500 ushtarëve izraelitë dhe shkatërroi karrierat e shumë udhëheqësve, duke përfshirë shefin e shtabit të ushtrisë dhe Kryeministres, Golda Meir.
Në vitet para se të niste lufta, Marvani kishte akses në të gjitha informacionet e duhura, në lidhje me përgatitjet e Egjiptit për luftë, dhe duket se ia ka dhënë pjesën më të madhe të tyre, kontaktit të tij në Mossad, në këmbim të dollarëve amerikanë. Materiali përfshinte plane të sakta beteje (një bombardim hapës 38-minutësh i bastioneve izraelite përgjatë Kanalit të Suezit, pesë divizione këmbësorie që kalojnë kanalin në pesë pika përgjatë gjatësisë së tij), si dhe njohuri më të përgjithshme strategjike. Më e rëndësishmja nga këto ishte që Egjipti nuk do të rrezikonte një luftë para se të merrte avionë të mirë sulmi dhe raketa nga sovjetikët – një kusht kryesor, i cili do të ndikonte shumë në llogaritë e Izraelit në fillim të viteve 1970. Kjo ide, e cila u bë e njohur si “Koncepti” i bindi zyrtarët e shërbimeve të fshehta izraelite, se pavarësisht çfarë paralajmërimesh të tjera merrnin, sa kohë që Egjipti nuk siguronte armatime të reja, atëherë nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Kontributi i Marvanit për këtë ide ishte “vendimtar”, shkruan Bar-Jozef.
Më pas, egjiptianët i ndryshuan planet e tyre dhe e hodhën tutje këtë kusht. Por kur Marvani i raportoi ndryshimet në vitin 1972, ai u injorua, sipas Bar-jozefit. Shërbimi i fshehtë izraelit, në vend të kësaj, u mbajt pas kuptimit të vjetëruar tashmë të qëllimeve të armikut, duke këmbëngulur se shanset për luftë ishin “të ulëta”, pothuaj deri kur trupat kapërcyen kanalin.
Cili ishte ndikimi i drejtpërdrejtë i Marvanit mbi rezultatin e luftimeve? Libri i Bar-Jozefit këmbëngul se pa telefonatën e egjiptianit, thirrja nën armë e rezervistëve nga Izraeli do të ishte vonuar me të paktën katër orë. Kjo do t’u kishte dhënë kohë sirianëve për të kapur një kryqëzim të rëndësishëm në Kodrat Golan, dhe ta vendosnin betejën në frontin verior, në favor të tyre.
Siç ndodhi, rezervistët me uniforma copë-copë, mbi tanket që mezi funksiononin, erdhën në kohë për të shpëtuar kryqëzimin dhe detyruar sirianët të tërhiqeshin.
“Në retrospektivë, Ashraf Marvani ishte i vetme, përgjegjësi që i mundësoi Izraelit të parandalojë pushtimin sirian të Kodrave Golan, gjatë luftës së Yom Kippurit”, shkruan Bar-Jozef.
“Izraeli do të kishte pësuar jo vetëm shumë më tepër viktima, por edhe një humbje më të madhe territori, para se të shpallej armëpushimi”. Kjo është shumë e rëndësishme, edhe në qoftë se nuk e bën atë, engjëllin “spiun që shpëtoi Izrael”, siç titullohet libri.
“Engjëlli” është një vështrim i shkurtër, i qartë dhe bindës në botën e spiunazhit dhe funksionimin-ose mosfunksionimin-e udhëheqësve në një moment të rrezikshëm.
Historitë me spiunë janë histori të bukura. Por si të gjitha historitë e tilla, pyetja që lind është, sa shumë prej këtyre gjërave kanë vërtetë rëndësi. A janë spiunët me të vërtetë ata që në fshehtësi vënë në lëvizje ngjarjet e mëdha, ashtu si kanë prirjen të mendojnë spiunët dhe biografët e tyre? Apo ndoshta gjenerali britanik, W.H.H. Waters dinte diçka, kur thoshte pas Luftës së Dytë Botërore: “Pikëpamja ime gjithmonë ka qenë, dhe përvoja ma ka konfirmuar, se rezultatet e një shërbimi të fshehtë zakonisht janë të papërfillshme”.
Disa informacione spiunazhi janë të dobishme, por shumica janë të pasaktë, të parëndësishëm ose qëllimisht mashtruese, dhe zakonisht e gjen se cila prej të trejave është, atëherë kur bëhet shumë vonë.
Pjesa më e madhe e informacioneve të Marvanit ishin të mirë, por të paktën një pjesë e tyre nuk ishte. Është e vërtetë se ai paralajmëroi për luftë në tetor të vitit 1973, por ai kushte paralajmëruar për luftë disa herë më parë, dhe kur kjo nuk ndodhi, i futi “udhëheqësit izraelitë në një lloj vetëkënaqësie”, shkruan autori.
“Koncepti” që agjenti ndihmoi të krijohej në lidhje me qëllimet e izraelitëve, ishte i saktë – deri kur nuk ishte më, dhe pasojat ishin shkatërrimtare. Ndoshta do të kish qenë më mirë që Izraeli të mos e dinte, që në krye të herës. Në Izrael dhe Egjipt ka disa që janë gati të vënë bast se Engjëlli ishte një agjent i dyfishtë, i cili punoi për Egjiptin gjatë gjithë kohës, dhe ndonëse autori bindshëm nuk bie dakord, akuza ilustron se sa të turbullt janë zakonisht këta ujëra.
Pyes veten nëse besimi i Izraelit tek engjëjt, ndikoi ndokënd të shohë më qartë në vitin 1973. Eshtë e mundur që vendime më të mençura mund të ishin marrë, nëse ato valixhe me dollarë të Mossadit do të ishin shpenzuar për diçka tjetër – ose nëse vendi nuk do të kishte patur fare spiunë.
Nga Matti Friedman – autori është shkrimtar. Libri i tij i fundit është “Kodeksi i Aleppos” / WSJ – Bota.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Refuzuan të kthehen në vijën e frontit, policia ushtarake ruse rrah brutalisht ushtarët e vetë – i godet me shkop dhe elektroshok
Po ecte në mes të rrugës, brazilianen e godet autobusi – vajza e saj në karrocë për pak centimetra nuk përfundon nën rrotë
Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje
Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së
Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi
Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin
Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë