Site icon Telegrafi

Tejkalimi i sfidave më të mëdha pas pensionimit

(Foto: Pexels)

Dalja në pension përjetohet ndryshe nga njerëz të ndryshëm.

Një studim i fundit pyeti pensionistët mbi moshën 60 vjeçare: “Cila është sfida juaj e vetme më e madhe në pension?” dhe Akademi Pune ju përcjell disa përgjigje që dolën nga ky studim.

Paratë, natyrisht mbesin akoma një shqetësim. Por çuditërisht, tre pozicionet kryesore të listës nuk përfshinin “Kursimet e pensionit”. Por, planifikimi i daljes në pension? Kjo është një çështje tjetër.

Të kesh financa të qëndrueshme që të zgjasin gjatë gjithë daljes në pension luan një rol të rëndësishëm në cilësinë e jetës, por ajo që është më e rëndësishme është planifikimi i jetës. Kjo mund të shpjegojë pse rezultatet zbuluan se sfida më e madhe e daljes në pension për të cilën askush nuk flet është “Gjetja e qëllimit”.

Tri përgjigjet kryesore përfshijnë “Malli për punën” (“Më mungon të mësoj dhe të bëj punën që dua. Ndihem i humbur.”), “Shëndet” (“Të mbaj mendjen time të shëndetshme dhe t’i shtoj vlerë botës”) dhe “Identiteti” (“Njerëzit nuk të shohin më.”).

Lexo po ashtu Punësimi i të moshuarve trend i zakonshëm në kompanitë botërore

Sfida më e madhe e daljes në pension

Me fjalë të tjera, çfarë do të bëni pasi të largoheni nga fuqia punëtore? Mund të tërhiqesh nga karriera, por nuk mund të tërhiqesh nga jeta. Për shumë pensionistë, ata zbulojnë se entuziazmi dhe energjia e tyre zvogëlohet dhe shëndeti i tyre mendor bie. Këto janë çështje që shumë pensionistë i përjetojnë, por pak i diskutojnë ose përgatiten për to.

Gjetja e qëllimit çon në një jetë më kuptimplote dhe më të shëndetshme

Për të arritur një pension më të plotë, duhet të përballeni me sfidat e tejkalimit të ndjenjave të mërzisë, shqetësimit dhe humbjes. E rëndësishmja, ata që thanë se po shijonin pensionin besojnë se suksesi i tyre është për shkak të gjetjes së qëllimit në jetë përmes një aftësie ose duke fituar një interesi të ri.

Në fakt, ekziston një lidhje e fortë midis një qëllimi të fortë në jetë që duhet përcjellë me sjelljet më të shëndetshme të jetesës dhe ritmeve më të ngadalta të përparimit të sëmundjeve kronike.

Rigjetja e qëllimit dhe ripërcaktimi i vetes

Edhe nëse dita juaj nuk përcaktohet në kuptimin tradicional me një orar 9 me 5, të merreni me aktiviteteve që ju sjellin gëzim dhe kënaqësi është tejet e rëndësishme. Qoftë konsultimi, vullnetarizmi ose marrja me hobi, rizbulimi i vetes pas daljes në pension, të jeni i angazhuar ju dërgon në perspektiva dhe në një jetë më të shëndetshme.

Një mënyrë efektive për t’iu përgjigjur nëse po i jepni vetes një sens qëllimi është të bëni këto tre pyetje:

A jeni duke bërë një aktivitet që ju pëlqen?

A jeni i mirë në të?

A përfitojnë të tjerët nga ajo që ju ofroni?

Një nga mënyrat më argëtuese për të kaluar pensionin është kthimi në aktivitete që përfshijnë vullnetarizmin. Vullnetarizmi është një mënyrë argëtuese dhe përmbushëse për t’u bashkuar dhe punuar së bashku me bashkëmoshatarët tuaj për të ndihmuar njerëzit në komunitetin tuaj!

Lexo po ashtu Miqësitë - më të rëndësishme për të moshuarit sesa marrëdhëniet me anëtarët e familjes
Exit mobile version