LAJMI I FUNDIT:

“Të tjerat pas zgjedhjeve”: Trajkoviq tregon se kur Vuçiq do t’i njohë dokumentet dhe pasaportat e Kosovës

“Të tjerat pas zgjedhjeve”: Trajkoviq tregon se kur Vuçiq do t’i njohë dokumentet dhe pasaportat e Kosovës

Rada Trajkoviq, kryetare e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, ka thënë se Bashkimi Evropian po kërkon nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq njohjen de facto të pavarësisë së Kosovës, sepse siç tha ajo “e ka premtuar duke pranuar marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit”.

“Mund të pritet që pas zgjedhjeve Vuçiq të përmbushë të gjitha obligimet që ka pranuar në Bruksel dhe Ohër, të cilat çojnë në njohjen faktike të pavarësisë së Kosovës”, citohet të ketë thënë ajo, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

“Sipas njohurive të mia, më 11 nëntor në Konferencën Ndërkombëtare të Paqes në Paris ai do të shpallë njohjen e pasaportave dhe dokumenteve të tjera të Republikës së Kosovës”, ka theksuar Trajkoviq.


Ajo ka shtuar se kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të dërgojë në Beograd “një shkop dhe një karotë” dhe se në fund do t’i kërkojë Vuçiqit të përmbushë gjithçka që ka pranuar në periudhën e kaluar.

“Dush i ftohtë” për nacionalistët serbë – kryeministri i ri i Malit të Zi thotë se ndikimi i Beogradit do të jetë “zero”
Lexo po ashtu “Dush i ftohtë” për nacionalistët serbë – kryeministri i ri i Malit të Zi thotë se ndikimi i Beogradit do të jetë “zero”

“BE-ja nuk po i kërkon Vuçiqit asgjë që ai nuk e ka premtuar tashmë”, vlerëson Trajkoviq.

“Vuçiq me sa duket ka premtuar se do ta pranojë de fakto pavarësinë e Kosovës dhe Albin Kurti (kryeministër i Kosovës) ka pranuar të fillojë procesin e formimit të Unionit të Komunave Serbe, por sipas modelit të shkruar nga ekspertë ndërkombëtarë. Propozimi rreth Asociacionit, i cili u hartua nga Lista Serbe disa vite më parë, nuk është më në qarkullim”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur nëse njohja de facto e pavarësisë nënkupton ratifikimin e marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Kuvendin e Serbisë, Trajkoviq tha se kjo nuk ishte një kërkesë e Perëndimit.

“Vuçiq fillimisht do t’i njohë dokumentet dhe pasaportat e Kosovës dhe do t’ia ‘shes’ publikut serb si një çështje të parëndësishme dhe do të zbatojë dinamikat e tjera nga udhërrëfyesi i Marrëveshjes së Ohrit pas zgjedhjeve, nëse nuk ka ndryshim të qeverisë më 17 dhjetor”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Kalo në kategori