Shoqata Kosovare e të Shurdhërve ka mbajtur sot një protestë para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, por edhe para ndërtesës së Qeverisë, për kërkuar respektimin e të drejtave të personave të kësaj kategorie.
Protestuesit kanë kërkuar që Ministria e Arsimit të sigurojë asistentë nëpër klasa në mënyrë që të lehtësohet procesi mësimor për nxënësit me probleme në të dëgjuar.
Përfaqësuesit e Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve i ka pritur në takim zëvendësministri i Arsimit Heset Sahiti.
Përfaqësuesi i SHKSH Nebih Cakaj tha se nga institucionet përgjegjëse kërkojnë që të përmirësojnë cilësinë e arsimit për personat e shurdhër.
Duke cituar raportet e bëra nga shoqata që ai përfaqëson, Cakaj ka përmendur shifra alarmante që tregojnë se personat e shurdhër praktikisht nuk përfitojnë nga sistemi edukimit që ofrohet në Kosovë.
“Nga raportet që i kemi ne, 98 përqind e personave të shurdhër që e kryejnë shkollën e mesme dalin analfabetë, pra nuk dinë shkrim-lexim. Ne kemi të nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë ë Arsimit në vitin 2013, ku thuhet se 8 asistentë dhe 2 instruktorë të gjuhës së shenjave duhet të punësohen. Deri tash, kemi vetëm 1 instruktor të punësuar. Pra, qëllimi është që fëmijët që dalin nga shkolla të dinë shkrim-lexim”, tha Cakaj.
Cakaj bëri të ditur se sot nuk kanë arritur të takohen me ministrin Shyqiri Bytyqi ashtu siç edhe ishte planifikuar, por njoftoi se me të është lënë një takim për të martën.
Protestuesit pastaj janë zhvendosur para objektit të Qeverisë ku kanë prezantuar edhe kërkesa tjera.
Me disa kërkesa shtesë, protesta vazhdoi para objektit të Qeverisë.
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve, Enver Kurtalani, tha se nga Qeveria kërkojnë punësimin e personave të kësaj kategorie, edukimin cilësor, interpretues të gjuhës së shenjave nëpër institucioneve, etj.
“Kërkoj nga Qeveria që gama e shërbimeve të jetë ma e madhe, jo vetëm në institucione, qysh e kemi deri tash. Në bankë, p.sh., nuk na ofrohen shërbime të interpretimit të shenjave, kemi probleme me noterinë, edhe aty nuk na ofrohen shërbime të interpretimit”, tha Kurtalani.
Protestën e ka përkrahur edhe Kryetari i Forumit Kosovar të Aftësi të Kufizuar, Bujar Kadriu.
Ai është shprehur se me ligje të fragmentuara nuk zgjidhen problemet e personave me nevoja të veçanta. Më tej, ai ka bërë thirrje që të kalojë ligji për personat me aftësi të kufizuara.
“Koncept-dokumenti për ligjin gjithëpërfshirës të kalojë në qeveri. Ky dokument do të jetë normativ-rregullativ i cili do të rregullojë jetën tuaj dhe standardin tuaj jetësor. Prandaj, edhe pse ai dokument ka kaluar të gjitha proceduarat, edhe pse kemi marrë një garancë nga Ministri i Punës që në një afat prej një jave do dalë në qeveri, ka dy muaj që ne nuk kemi kurrfarë informacioni në lidhje me atë dokument”, ka potencuar Kadriu.
Protestuesit, para objektit të Qeverisë kanë kërkuar takim me kryeministrin, Ramush Haradinaj, por i njëjti nuk ndodhet në Kosovë.
Për të folur me ta ka dalë këshilltari politik i kryeministrit, Halil Matoshi i cili protestuesve u dha një premtim.
“Kryeministri është në udhëtim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që pas një jave, përkatësisht dhjetë ditëve ai do të kthehet në vend edhe ne do të ju presim prapë një delegacion të juvin. Ju mundeni me na shtru kërkesat qoftë me shkrim, qoftë që i keni edhe na do t’i shqyrtojmë seriozisht sepse secila kategori ka të drejtën e protestës, ka të drejtën me e thanë fjalën e vet, prandaj ne do t’iu dëgjojmë me respektin më të madh edhe besojmë që do ta gjejmë një zgjidhje që është e mirë për të dyja palët, edhe për Qeverinë, edhe për juve, sidomos për juve”, tha Matoshi.
Protestuesit janë shpërndarë të qetë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?