LAJMI I FUNDIT:

‘Të rritet siguria në vendin e punës në Maqedoni’

‘Të rritet siguria në vendin e punës në Maqedoni’

Dialog dypalësh për siguri dhe shëndet gjatë punës ndërmjet sindikatave dhe punëdhënësve në Maqedoni nuk është mjaft i zhvilluar dhe nevojitet intensifikimi i tij sepse një pjesë e madhe e çështjeve lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen në vendin e punës janë të zgjidhshme në nivel të kompanive, u theksuar në debatin e sotëm që e organizon Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës në bashkëpunim me LSM, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Kryetari i Shoqatës për mbrojtje gjatë punës, Millan Petkovski konsideron se më me rëndësi është të ndërtohet kultura e veprimit preventiv, përkatësisht të kuptohet se punëtori i shëndoshë është benefit për secilën kompani.

Sipas panelistëve u arritë përfundimi se me rëndësi është që të sigurohen vende të punës të sigurta për punëtorët dhe të ulet numri i fatkeqësive në vende të punës, poashtu edhe të rritet roli i personave të angazhuar për sigurinë dhe shëndetin gjatë punës në vetë kompanitë.


Ligji për siguri dhe shëndet gjatë punës është miratuar në vitin 2007, ndërsa me ndryshimet e tij është përforcuar roli i kryetarit të sindikatës i cili së paku dy herë në vit duhet të kryejë kontroll të vendeve të punës dhe të informohet për të gjitha llojet e shkeljeve në vendin e punës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori