LAJMI I FUNDIT:

Të punësuarit në “Erokomposit” të cilët ngelën pa punë në takim me Sugareskin

Të punësuarit në “Erokomposit” të cilët ngelën pa punë në takim me Sugareskin

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, si përfaqësues i Qeverisë, u takua sot me përfaqësuesit e sindikatës së industrisë, energjetikës dhe minierave dhe përfaqësuesve të punonjësve, puna e të cilëve është mbyllur në kompaninë “Eurokomposit 11 Tetori” nga Prilepi.

Qeveria informon se kryeministri Zoran Zaev, Zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev dhe Ministri i Financave Dragan Tevdovski aktualisht janë në një udhëtim pune në Bruksel, ku ata ndjekin punimet e forumit të organizuar nga BERZH dhe për këtë arsye ata nuk ishin në gjendje të takohen me ta.

“Takimi është caktuar për ditën e hënë, 10 qershor, për të mbajtur një mbledhje në përbërje më të gjerë, në të cilën përveç përfaqësuesve të qeverisë, do të marrin pjesë edhe edhe drejtori dhe udhëheqësit tjerë të organeve të “Eurokompozit 11 Tetori”, përfaqësuesit e shoqatës së personave që iu është ndërprerë punësimi në fabrikë, përfaqësuesit e sindikatave të punonjësve të kompanisë dhe përfaqësuesve të sindikatës së industrisë, energjetikës dhe minierave në të cilën do të marren parasysh të gjitha kërkesat nga të gjitha palët e interesuara, do të vendosen prioritetet dhe do të mundësohet krijimi i një plani dinamik për të ristrukturuar kompaninë shtetërore”, deklarojnë nga Qeveria.


Nga “Eurokompositi” si tepricë teknologjike, janë shpallur 154 punëtorë, të cilët presin tu paguhet kompensimi prej rreth 100.000 denarë, ndërsa 60 punonjës janë duke punuar në kompani. Të gjithë së bashku kërkojnë pagimin e pagave dhe kontributeve të ngelur për gjashtë vjet e gjysmë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori