LAJMI I FUNDIT:

​Të pagjeturit, kryefjalë në dialogun me Serbinë

​Të pagjeturit, kryefjalë në dialogun me Serbinë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, vendosen kurora me lule pranë lapidarit të personave të pagjetur në oborrin e Kuvendit të Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë. Të dy krerët e shtetit deklaruan se zbardhja e fatit të 1632 personave të pagjetur nga lufta e fundit është kryefjalë në çdo takim me palën serbe.

Në deklarimin e saj para mediave, Osmani tha se të pagjeturit janë dhimbja jonë e përbashkët ndërsa shtoi se fati i tyre bëhet edhe më tragjik pasi ende janë në duart e shtetit serb që nuk po distancohet nga e kaluara.


Presidentja shtoi se asnjë çështje tjetër nuk mund të jetë më prioritet në raport me Serbinë se sa zbardhja e fatit të personave të pagjetur.

“Fati i tyre bëhet edhe shumë më tragjik kur dihet që janë në duart e shtetit serb, një shteti që ka ushtruar gjenocid ndaj popullit të Kosovës e që fatkeqësisht ende nuk po distancohet nga kjo e kaluar e tmerrshme dhe nga krimet që ka kryer ndaj popullit tonë por duke ditur që të zhdukurit me dhunë janë plaga jonë më e thellë, janë ndër plagët më të mëdha të Kosovës së pasluftës. Kjo i bën përpjekjet tona shumëfish më të mëdha për të zbardhur fatin e tyre, për të kërkuar përgjegjësi nga Serbia dhe për të siguruar që asnjë çështje nuk është më prioritare në procesin e dialogut me Serbinë se sa kthimi i më të dashurve tanë”, deklaroi Osmani.

Kryeministri Kurti tha se në këtë ditë ka më shumë ankth sesa pikëllim ndërsa u shpreh se si krerë institucionesh janë pranë familjarëve dhe gjithmonë kjo çështje do të mbetet prioritet.

Kreu i ekzekutivit kërkoi edhe njëherë hapjen e arkivave të shtetit serb, pasi thotë se vrasjet që kanë ndodhur nuk janë bërë nga njerëz të thjeshtë por nga aparati shtetëror.

“Në raportet tona me Serbinë çështja e të zhdukurve me dhunë është kryefjalë dhe ne nuk mund të pretendojmë që të kemi as të ardhme të qëndrueshme e të sigurte nëse nuk adresojmë çështjet e së kaluarës, nëse nuk e trajtojmë dhe nuk e sqarojmë të kaluarën. Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën dhe unë bej thirrje që në të gjitha tryezat e ndryshme që organizohen në arenën ndërkombëtare nga Serbia pikësëpari të kërkohet hapja e arkivave. Meqenëse vrasja e shqiptarëve në pranverën e vitit ’99 por edhe më herët, në vitin ’98 e kështu me radhë, pastaj varrosja e tyre, zhvarrosja e tyre në Kosovë, bartja e kufomave nëpër varreza masive në Serbi dhe zhvarrimi prej atje mandej gjithçka është bërë jo nga qytetarët e thjeshtë e të zakonshëm, por nga aparati shtetëror, andaj hapja e arkivave shtetërore në Serbi është përgjigjja për zbardhjen e fatit të të pagjeturve”, u shpreh Kurti.

Para vendosjes së kurora me lule të lapidari i personave të zhdukur, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, marshuan në sheshin kryesor të Prishtinës duke u nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Kuvendi i Kosovës.

Po ashtu, gjatë ditës është paralajmëruar edhe një vizitë dhe homazhe në lokacionin e pranimit të mbetjeve mortore gjatë procesit të riatdhesimit afër pikë kalimit kufitar në Merdare./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori