LAJMI I FUNDIT:

“Të ndryshohet rregullorja për provimin e maturës” – Zeqiri: Kuotat në universitete publike, as 50% nuk do të plotësohen

“Të ndryshohet rregullorja për provimin e maturës” – Zeqiri: Kuotat në universitete publike, as 50% nuk do të plotësohen

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri tha se kuotat në universitete publike, as 50% nuk do të plotësohen pasi sipas tij, një numër i konsiderueshëm i maturantëve nuk kanë kaluar provimin e matures, që është kusht për regjistrimin në universitete, përcjell TV21.

Zeqiri tha se, Ministria e Arsimit duhet ta ndryshojë rregulloren për provimin e matures që siç tha, nxënësit të kenë mundësi në shtator që të regjistrohen.

“Kuotat në universitete publike, as 50% nuk do të plotësohen.


Në UNT kemi 630 aplikime për index në afatin e parë nga 12.200 maturant që e kanë kaluar provimin e maturës në afatin e Qershorit, kemi rritje dhe jemi të kënaqur!

Është shqetësuese se shumë maturant nuk e kanë kaluar provimin e maturës dhe nuk mundet të aplikojnë për regjistrim. Sipas rezultateve nga kalueshmëria e provimit të matures në të dy afatet, atë të Qershorit dhe në atë të Gushtit, provimin e maturës shtetërore nuk e kanë kaluar një përqindje e konsuderueshme të maturantëve.

Duke u nisur nga kjo Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet ta ndyshon Rregulloren për provimin e maturës dhe t’u jep mundësi për afat shtesë maturantëve në fillim të Shtatorit, me qellim që kandidatët të mund të regjistrohen ne afatin e dyte dhe në afatin e tretë nëpër Universitetet.

Regjistrimi i studentëve të rinj nëper universitetet brënda Republikës së Maqedonisë së Veriut fillon në fund të muajit Gusht, duke i marrë parasysh rezultatet e publikuara për kalueshmërinë e provimeve, një pjesë shumë e madhe e nxënësve këtë vit nuk e kanë kaluar provimin e maturës shtetërore dhe kjo paraqet pengesë për regjistrimin e studentëve nëper fakultete dhe mosrealizimin e kuotave të parapara në Universitetet publike të miratuara nga Qeveria që është 23.229 vende të lira”, tha Zeqiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori