LAJMI I FUNDIT:

A do të ndikojë konsumi i alkoolit në efektivitetin e vaksinës anti-COVID?

A do të ndikojë konsumi i alkoolit në efektivitetin e vaksinës anti-COVID?

Me miliona njerëz vaksinohen çdo ditë në tërë botën kundër armikut të pa dukshëm.

Sidoqoftë, shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit kanë vërejtur një ngritje të konsiderueshme të sasisë së njerëzve që pinë shumë alkool në pandemi dhe ata janë të shqetësuar se pirja e alkoolit ul efektivitetin e vaksinimit.

Si ndikohet vaksina anti-COVID nga alkooli?

Ekziston një shpjegim i thjeshtë pse ekspertët e shëndetit po paralajmërojnë njerëzit kundër pirjes së madhe para dhe pas marrjes së një vaksine anti-COVID: alkooli natyrshëm dobëson sistemin imunitar.


Një pjesë e madhe e punës ka treguar që alkooli ka potencialin për të bllokuar rrugët kryesore të imunitetit, për të penguar prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe për të kufizuar aftësinë e trupit tuaj për të luftuar infeksionet. Për të mos përmendur, alkooli mund të çojë ngadalë në dëmtimin e organeve dhe të bëjë më të vështirë riparimin e indeve, të dyja këto mund të krijojnë një rrugë më të gjatë për shërim nëse sëmureni.

Ndërsa alkooli nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në aftësinë e trupit tuaj për të prodhuar antitrupa ndaj COVID-19, ai mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të tjera si dhe efekteve anësore më të rënda të vaksinës anti-COVID, si ethe, të dridhura, dhimbje dhe më shumë. Me fjalë të tjera, ju mund ta bëni eksperiencën tuaj shumë më të vështirë sesa duhet – dhe potencialisht më pak të sigurt. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori