LAJMI I FUNDIT:

A do të mundet Arsim Thaqi ta rregullojë dëmin që shkaktoi Jean Michel Cavalli – ai njëherë ia kishte dalë me Prishtinën

A do të mundet Arsim Thaqi ta rregullojë dëmin që shkaktoi Jean Michel Cavalli – ai njëherë ia kishte dalë me Prishtinën

Prishtina ka vendosur të ndërrojë trajnerin, duke emëruar Arsim Thaqin dhe duke e larguar francezin Jean Michel Cavalli pas një periudhe zhgënjyese.

Francezi ishte një “tragjedi sportive” për klubin më të madh në vend, duke regjistruar vetëm 8 fitore në 27 ndeshje. Barazimet ishin nota dominante e mandatit të tij, plot 11 të tilla, ndërsa pati edhe 8 humbje – një bilanc që nuk përkon aspak me ambiciet e klubit bardhekaltër.

Prishtina aktualisht renditet në vendin e pestë me 35 pikë, vetëm tri pikë larg zonës së barazhit. Një situatë alarmante që i ka detyruar drejtuesit të ndërhyjnë, ndonëse me vonesë. Megjithatë, siç thotë fjala e urtë: “Më mirë vonë se kurrë”.


Synimet evropiane tashmë janë zbehur ndjeshëm. Kur kanë mbetur edhe vetëm nëntë ndeshje për t’u zhvilluar, Prishtina e sheh Malishevën në vendin e tretë me plot 9 pikë më shumë.

Një distancë e madhe për një ekip që kishte objektiva të mëdha në fillim të sezonit dhe që, sipas drejtorit të përgjithshëm Artan Osmani, pritej të shpallej kampion pesë javë para fundit. Në realitet, aktualisht Prishtina pesë xhiro nga fundi nuk do të arrijë ta sigurojë as mbijetesën.

Rikthimi i Arsim Thaqit një “déjà vu”

Thaqi rikthehet pas gati tetë vitesh. Hera e parë që ai mori drejtimin e skuadrës ishte më 29 mars 2017, në një periudhë gjithashtu të trazuar.

Në atë sezon, ai drejtoi Prishtinën në 11 ndeshje, duke regjistruar 10 fitore dhe vetëm një humbje. Kjo e katapultoi klubin në vendin e dytë në tabelë. Kupa e Kosovës u fitua nga Besa e Pejës pas fitores ndaj Llapit, ku Prishtina përfitoi nga mungesa e licencimit të Besës dhe siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane.

Zyrtare: Arsim Thaçi, trajner i ri i Prishtinës
Lexo po ashtu Zyrtare: Arsim Thaçi, trajner i ri i Prishtinës

Asokohe, ashtu si tani, Thaqi kishte zëvendësuar një trajner të huaj, gjermanin Lutz Lindemann, i cili kishte lënë skuadrën shumë prapa liderit Trepça ’89. Thaqi arriti ta ngushtonte diferencën nga 15 në 7 pikë dhe përfundoi sezonin duke lënë pas emra si Llapi e Feronikeli, që ishin në garë për kreun.

Sot, rikthimi i Thaqit vjen në një situatë ndoshta edhe më të ndërlikuar. Ai duhet ta shpëtojë Prishtinën jo vetëm nga një krizë rezultatesh, por edhe nga një krizë identiteti.

Për më tepër, Prishtina ndodhet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku do të përballet me Dritën – një sfidë e madhe që kërkon stabilitet dhe besim.

Thaqi dikur e nxori Prishtinën nga balta. Por nëse do të arrijë të bëjë të njëjtën gjë edhe kësaj here, do të mbetet për t’u parë.

I sigurt është fakti që ka përpara të paktën 11 ndeshje (9 në kampionat dhe 2 në Kupë) për ta ndryshuar rrjedhën e sezonit. Dhe nëse arrin deri në finale të Kupës së Kosovës, ai do ta ketë edhe një ndeshje më shumë, të 12-tën, ndeshje që do të jetë më e mëdhja e karrierës së tij si trajner. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

La Liga
Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit

La Liga
Redaktori i France Football i kishte kërkuar falje, ndërsa Zidane mendon se legjenda e futbollit ishte grabitur për Topin e Artë

Redaktori i France Football i kishte kërkuar falje, ndërsa Zidane mendon se legjenda e futbollit ishte grabitur për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Flick duket se ka gati formacionin startues përballë Realit në finalen e Kupës së Mbretit

Flick duket se ka gati formacionin startues përballë Realit në finalen e Kupës së Mbretit

La Liga
Ancelotti kryqëzon lojtarin e Real Madridit në konferencë për media para ndeshjes me Barcelonën

Ancelotti kryqëzon lojtarin e Real Madridit në konferencë për media para ndeshjes me Barcelonën

La Liga
Jorge Mendes jep sinjale se po e largon top lojtarin nga Barcelona

Jorge Mendes jep sinjale se po e largon top lojtarin nga Barcelona

La Liga
Kalo në kategori