LAJMI I FUNDIT:

Te Milani janë të kënaqur me afrimet e verës

Te Milani janë të kënaqur me afrimet e verës

Milani ishte skuadra italiane më aktive në afatin kalimtar të verës për transferimin e futbollistëve.

‘Rossonerët’ afruan shumë emra të njohur në skuadër për ta kthyer një Milan konkurrues në kampionat dhe në Evropë.

Leonardo Bonucci, Andre Silva, Franck Kessie e Hakan Calhanoglu ishin vetëm disa nga transferimet e mëdha të Milanit.


Drejtori Massimiliano Mirabelli ka deklaruar se është i kënaqur me afrimet që janë bërë.

“Jam shumë i kënaqur me transferimet e bëra gjatë këtij afati kalimtar të verës”, deklaroi Mirabelli.

“Njëkohësisht ndjehem çuditshëm se nuk bëmë ndonjë transferim në ditën e fundit pasi tifozët kanë pritur një gjë të tillë, por ne i organizojmë më herët planet dhe nuk duam të lëmë asgjë për fund”.

Ai ka paralajmëruar se Milani do të bëjë transferime edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Kemi një skuadër të mirë, por nëse është nevoja ne do të shpenzojmë shumë edhe në janar për ta përforcuar edhe më shumë skuadrën”, përfundoi Mirabelli. /Telegrafi/