Mason Greenwood është përjashtuar nga skuadra e Manchester United pas një hetimi të zgjatur nga klubi.

Djajtë e Kuq thuhet se ishin gati për ta rikthyer sulmuesin në skuadër, por u përballën me kundërshtime të brendshme nga ekipi i grave dhe disa anëtarë të bordit.


Athletic raporton se disa anëtarë të klubit menduan të futeshin në grevë nëse Greenwood do të ishte rikthyer në skuadër.

"Shumica dërrmuese e njerëzve nuk mendojnë se ai duhet të luajë përsëri për klubin" , ka thënë një anëtar i stafit për mediumin.

"Ne ishim duke e menduar edhe futjen në grevë, nëse ai (Greenwood) rikthehej në ekip".

Pak çaste më parë u bë e ditur se sulmuesi anglez nuk do të rikthehet në ekip dhe tashmë rrugët janë ndarë. /Telegrafi/

telegrafi sport app