“Ka qenë shumë e vështirë me largu fashën dhe me pa vetën në pasqyre… Kam hy e kam hequr fashën dhe kam qajtur gjysmë ore të mira… Flokët më kanë ra në javën e dytë. Ajo ka qenë pak ‘boom’ për mua, pas operimit ka qenë sendi i dytë që më ka ra kresë”. Me këto fjalë 42 vjeçarja përshkruan betejën e saj me një sëmundje aspak të lehtë.
Në vitin 2018, sëmundja i erdhi si ‘shuplakë’, me të njëjtën vazhdoi të jetoi, në trupin e njëjtë, por më e fuqishme dhe me mendime ndryshe rreth jetës. Ishte kujdesur gjithmonë për shëndetin, por që muajve të fundit asaj i kishte rënë shumë imuniteti, rastësisht e kishte zbuluar edhe sëmundjen.
Arnisa Osmani nga Prishtina po rrëfen historinë e saj personale dhe luftën e fituar të kancerit të gjirit.
“Të gjitha këto kanë ndodhur në vitin 2018. Në vitin 2018 kom pasur pak probleme shëndetësore, imunitetin e kam pasur të dobët. Shumë shpesh edhe u ftohsha edhe gripa kam kaluar shumë. Vetë nuk e kam dit se qysh edhe pse kam shkua te mjeku. Mandej shoqet më kanë tregua që dy-tre muaj më herët ju kam thënë që diçka jam tu vërejt në gji. Tash po i marrë këto informata… Por, prapë nuk kam shkua te mjeku me mendje me shkua te mjeku me u kontrollua. Kam qenë në pushim, jam kthye prej pushimit edhe gjatë shtatorit vetëm unë ndi diçka në gjirin e majtë. E ndijsha si një kokërr, kom pas edhe si kruarje përfundoi gjirit. Edhe një ditë kur jam pastrua para pasqyrës edhe një kontroll vetës ja kam bërë edhe e vërejta një si kokërr në gjirin e majtë, që nuk ishte lëvizëse. Në të njëjtin vend në gjirin e djathtë ishte edhe një kokërr, mirëpo ajo lëvizke”, tregon ajo për KosovaPress.
Nga një kontroll e thjeshtë që ia bënte vetës, ajo caktoi kontroll edhe tek profesionistët për të parë se çfarë po ndodhte me trupin e saj.
Nuk e kishte menduar që do të ishte kancer, por që ndodhi pikërisht e njëjta.
“Kur filloi me ultrazë, unë e pash që edhe mimikat e fytyrës së saj filluan pak me ndryshua. Nuk më erdhi mirë. I thash: doktoreshë a ka diçka të keqe? Ma boni: ‘Arnisa është një gjëndër e keqe’. Tash nuk po dua me përqindje, por keq ka qenë…’ Normal unë aty për aty nuk jam diagnostifikuar, por veç më ka thënë: ‘Arnisa një send po dua me ta thënë. Por, ty të ka çua Zoti’. E, që është e vërtetë. Unë jam e fortë, nuk kam bërë panik. Sendi i vetëm që ka qenë në ato momente, vetëm më kanë shkua dy lotë. Edhe doktoresha mi ka kap duart më ka thënë ‘Çika jem nuk ka lotët se të bie imuniteti, prej nesër fillojmë me kontrolle dhe incizime edhe te kirurgu me shkua’”, vazhdon ajo rrëfimin.
Pasi mori lajmin, atëkohë 40 vjeçarja, të nesërmen iu nënshtrua analizave dhe vizitave të tjera. Me 1 tetor edhe kishte përfunduar intervenimin e parë, e pas dy javëve ajo u detyrua që të intervenojë edhe për herë të dytë.
Pas kimioterapive, ajo kishte përfunduar edhe 25 rrezatime, të cilat e kishin lodhur shumë.
“Intervenimi i parë nuk është që nuk doli i suksesshëm, tamon puna. Mirëpo, me biopsi u pa që është kancer. Krejt kjo ka ndodhur prej 17 shtatorit. Më 1 tetor kam hyrë në intervenim. Intervenimi i parë ka qenë biopsia dhe pas dy javëve ka qenë intervenimi i dytë. Krejt për një kohë shumë të shkurtër. A ka qenë lehtë, nuk ka qenë hiç. A kam pasur përkrahje kam pasur shumë… Përkrahjen më të madhe e kam pasur mamin, e kam pasur vëllain, mandej vjen familja e ngushtë dhe e gjerë, shoqëria, kolegët”, shton Osmani.
Arnisa kishte qëndruar e fortë edhe pasi kuptoi që brendinë e saj po e dëmtonte kanceri. Megjithatë, ajo çfarë e pengonte më së shumti ishin fjalët e të tjerëve, dhe mënyra se si silleshin me të kur kuptonin që ajo po ballafaqohej me një sëmundje të rëndë.
Me përfundimin e intervenimit të dytë, Arnisa filloi trajtimin me kimioterapi. Kjo po ia ndryshonte shumë pamjen, mirëpo shpresa se mund të shërohej ishte shumë më e madhe se dhimbjet.
“Unë për vete asnjëherë nuk kam pranuar që Arnisa është e sëmuër. Kam thënë Arnisa ka kancer, e ka hjek kancerin edhe tash rri shlirë. Me atë rri shlirë vitin e parë, nuk kam nejt bash shlirë, se pa i bo krejt analizat edhe që dola kancer free as vet nuk mujsha me besua… Në fillim kur u diagnostifikova kam shkuar në zyre, edhe si shqiptarë që jemi, pak më kurioz edhe vijshin me më pyet: çka, qysh tek? Unë atë ditë e kisha marrë raportin që jam me kancer. Mu kanë afrua ‘Arnisa çka të tha mjeku. S’i kam këqyrë. Tu punua, iu kam thënë ‘kancer’. Thanë: qysh? Thash çka thash: kancer. ‘E qysh po mundesh me thënë ashtu’. Ju thash qe raporti lexoje pasi nuk po më beson… Nuk kam hezituar kushdo që më ka pyet për çkado, ju kam përgjigj. Edhe pas operimeve jam përgjigj. Edhe që s’e kam pas bash lehtë, sepse ti i tregon që sa dola prej operimit edhe të thotë ‘A bën veç edhe qita të pyes, veç edhe qita’. Në vend se me të thonë ‘ndale telefonin edhe mos fol’”, tregon Osmani.
Ajo ishte aktive edhe në rrjetet sociale, por që asnjëherë nuk e kishte lejuar vetën që të ‘zhytej’ pas kërkimeve për këtë sëmundje. Pavarësisht se ishte njoftuar që kimioterapia do e ndryshonte pamjen e saj, ajo u trondit shumë kur gjatë pastrimit flokët po i binin si paruke.
“Flokët më kanë ra në javën e dytë. Ajo ka qenë pak ‘boom’ për mua. Pas operimit ka qenë sendi i dytë që më ka ra kresë…. Terapia të ndryshon, jo pak po 360 shkallë. Gjitha qelizat e gjalla vdesin. E ajo ndikon si fizikisht, si psiqikisht. Mos të them të rrëzon, por nëse nuk e lejon ti vetën nuk ka kush me të rrëzua. Unë kam luftuar së pari me vetën si në kohën kur më ka ra gjiri, si në kohën kur më kanë ra flokët. Ka qenë shumë e vështirë me hi me largu fashën me pa vetën në pasqyre. Për aty jam sill një herë në shtëpi se qysh kam me pa vetën ne pasqyre, ‘okay’ thash Arnisa nuk ke qare, ja tash, ja pak më vonë, dikur duhesh me hi në banjë prapë’. Kom hi e kam hjek fashën edhe kom qajt gjysmë ore të mira, jam shfry. Edhe kom dal dal jashtë, edhe ia kam nis me buzëqesh. Reagimi i njëjtë ka qenë edhe për flokë. Më kanë parapërgatit. Më kanë thënë Arnisa shkurtoj flokët se të bjen ‘boom’. Unë kam prit që pas tri javë, mu më ranë pas dy jave. Kur hina me u pastrua i kam shti duart, veç më ranë si paruke, ajo ka qenë sendi i dytë që më ka tmerrua”, tregon ajo për KosovaPress.
Arnisa thotë se kjo sëmundje kalohet më së lehti nëse flet me vetën, por që nevojitet edhe përkrahja e të tjerëve. Kishte mbajtur edhe paruke, por më të lehtë e kishte kombinimin e shalleve me veshjen e saj.
Punën nuk e kishte ndalur asnjëherë, të vetmet raste ishin kur po merrte kimioterapinë ose nëse ndonjë ditë po ndihej keq. Ndërkohë që kishte përfunduar tetë seanca.
Gratë e Kosovës të cilat po ballafaqohen me këtë sëmundje, sfidë të dyfishtë e kanë edhe trajtimin në institucionet e Kosovës. Arnisa ka tash e një vit që mposhti këtë sëmundje, por që kujton mirë që gjatë kohës sa u trajtua, disa herë në vend të pambukut po përdoreshin faculeta, e jo rrallë kanë munguar edhe barnat.
“Në onkologji unë kam pa gjithçka, por për trajtim të pacientëve krejt kanë qenë të gatshëm. Jo vetëm për Arnisën por për të gjithë pacientët… Ka qenë numri i vogël i stafit, kështu që kanë qenë dy salla ose tre. Edhe nuk kanë mbërri dy infermierë në një sallë edhe dy ose tri në sallën tjetër. Unë çka kam pas problem pak në fillim ka qenë se unë e kam pasur portin. Ajo është kanilla që e kam pasur në dorë për shkak të venave që i kam të dobëta gjatë operimit, mua mu ka vendos porti në trup. Edhe qajo më ka ndihmua me marrë shumë më lehtë kimioterapinë…. Stafi në onkologji, e kam fjalën për infermierë dhe infermiere, nuk kanë qenë mjaftueshëm të trajnuar për porte… Ka pasur mungesë të barnave, disa barna u dashtë ndonjëherë me i ble vet, barna që nuk kanë kushtuar edhe aq lirë. Ka pasur persona që kushtet i kanë pasur mozomakeq gjithsesi u dashtë me i marrë qato, se nuk ke qare tjetër”, thekson Osmani.
42 vjeçarja, e cila mposhti këtë sëmundje, shprehet kritike ndaj institucioneve shëndetësore. Sipas saj, nuk mjafton vetëm muaji tetor për ndërgjegjësim kundër kancerit të gjirit. Meqë thekson se pavarësisht kushteve jo të mira, shumë gra detyrohen të sigurojnë vetë protezat gjoksore, e parukat.
Ajo ndër tjera po përçon mesazh mbështetje për të gjitha gratë dhe vajzat e reja që vuajnë nga kjo sëmundje. Ajo i ka ftuar ato që të kryejnë mamografinë që të parandalojnë në kohë këtë sëmundje.
“Mesazhi jem është kontrolle e hershme shpëton jetë. Jeta është shumë e shkurtër për atë mos humbni kohë”, përfundon ajo.
Arnisa Osmani tashmë është mirë, ndërkohë që asnjëherë nuk ndaloi së punuari.
Përndryshe, gjatë këtij viti janë diagnostikuar 250 raste të reja me kancerin e gjirit në Kosovë. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje