Deputetët e Kuvendit të Kosovës për herë të tretë kanë dështuar ta miratojnë ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi. Ratifikimi i kësaj marrëveshje sipas zyrtarëve të shtetit të Kosovës, por edhe të BE-së, pason me liberalizimin e vizave.
Moungesa e lëvizjes së lirë për nëpër vendet e BE-së shtyn qytetarët e Kosovës po i detyron të aplikojnë nëpër ambasadat e këtyre shteteve për t’u pajisur me një vizë udhëtimi.
E radha është e gjatë për të marr një vizë para dyerve të ambasadave. Kështu ishte edhe sot para Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë.
Përkundër të ftohtit të madh qytetarë të shumtë presin me orë të tëra, në mënyrë që të marrin një vizë për të udhëtuar për në shtetin zviceran qoftë për vizitë familjare apo shërim.
Edhe më e vështirë del të jetë procedura për marrjen e vizave për qytetarët që vijnë nga komunat e tjera në Prishtinë, pasi që për ta dalin shpenzime të shumta që i ngarkohen kostos së tyre.
Safete Zuzaku nga Gjilani ka treguar për KosovaPress se si po ballafaqohet me procedura të cilat sipas saj janë të tepërta dhe të paarsyeshme, sidomos kur bëhet fjalë për një rast të ndjeshëm, siç është sëmundja.
“Procedurat po janë të vështira, pritje që 3 muaj kam prit për 2 mars terminin edhe maltretim jo atë dokument, jo atë dokument, këtu i kam 20 dokumente dhe këto nuk po bëjnë, po duhet tash për secilin vet. Babën e kam të sëmurë, ai është i sëmurë prej shtatorit. Aty çka po shoh refuzime unë sot, ku njerëzit po hyjnë e po dalin, kjo është vdekje. Plus harxhimet sa shkojnë, nuk e di askush, pritja, maltretimi”, shfryhet ajo.
Zuzaku tregon se edhe pse shpesh udhëton në Zvicër, gjithmonë ballafaqohet me procedura të cilat marrin shumë kohë.
Edhe Ali Hyseni nga Gjilani, ka treguar se pritjet janë të gjata, teksa janë bërë edhe të mërzitshme.
Atij i është dashur të pres gati dy muaj për termin në Ambasadën e Zvicrës.
“Janë bërë të mërzitshme, para një muaji e gjysmë kemi bërë termin, javën e kaluar jemi kanë e kemi dorëzuar. Pas javës së kaluar, sot në mëngjes në ora 8 është dashur të vij për ta dorëzuar pasaportën, tash ora 4 e 15 minuta me marrë vizën”, tha ai.
Madje një gjë e tillë ka bërë që ata të humbasin shpresën për liberalizimin e vizave.
“Pe shohim gjithë populli atë punë të arsyeshme, por udhëheqja jonë nuk po na i kryen punët, do të thotë ata që i kemi zgjedhur me vota të popullit i kemi zgjedhur njerëzit më të mençur i kemi qitë përpara, ata nuk po i kryejnë punët e veta”, u shpreh ai.
Ndërsa Xhemë Lokaj, i cili kishte ardhur për të marrë vizën për të birin, thotë se ka mjaft pengesa në rrugën deri sa vjen momenti i marrjes së saj.
Ai thotë se qytetarët po i mundojnë udhëheqësit.
“Ka termine boll, ma ka dërguar çika prej Gjermanisë garancionin më kanë thënë deri në gusht, Zvicra po ashtu të gjatë. E kanë tepruar me terminë të gjata, i kanë kaluar normat, ne duhet të kemi kujdes në çdo vepër”, tha Lokaj.
Ndryshe, pas kalimit të Projektligjit të ndryshuar të demarkacionit në Komisionin për Punë të Jashtme, seanca e Kuvendit ku pritej të debatohej dhe më pas të votohej për Projektligjin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, është shtyrë për një ditë të pacaktuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?