Sipas një studimi të ri, depresioni dhe emocionet që shoqërojnë atë mund të jenë ngjitëse.

Hulumtuesit kanë gjetur se mentaliteti i zymtë i personave të prekshëm ndaj depresionit mund të jetë infektues, duke bërë që miqtë e tyre të vuajnë gjendjen gjashtë muaj më vonë.


Hulumtimi tregon se njerëzit të cilët i përgjigjen negativisht ngjarjeve stresuese të jetës, duke i interpretuar ato si rezultat i faktorëve që ata nuk mund të ndryshojnë dhe si një reflektim për të metat e tyre, janë më të prekshëm ndaj depresionit.

Mjekët nga Universiteti Indianës i Notre Dame, vendosën që të hetojnë nëse kjo mund të jetë ‘ngjitëse’ gjatë tranzicioneve të jetës në moshë më të madhe, transmeton Telegrafi.

istockphoto 1185964544  1

lexo po astu

Depresioni mund të jetë një përvojë tepër e izoluar.

Mjekët thonë se duke ndryshuar mjedisin e një personi mund të përdoret një pjesë e një trajtimi për depresion për shkak se ndjesitë e personave luhatet me kalimin e kohës.

Studimi tregon se vulnerabiliteti kognitive ka potencialin për t’u venitur me kalimin e kohës, varësisht nga konteksti shoqëror. /Telegrafi/